Kosova duhet të përgatitet sa më mirë për takimin e 2 shtatorit në Uashington, pasi është një mundësi e mirë për arritjen e një marrëveshje me Serbinë. Kështu ka deklaruar Ramush Haradinaj, por nga shoqëria civile thonë se gjasat janë shumë të vogla për një marrëveshje të tillë. E nga Vetëvendosje thonë se më 2 shtator as që do të diskutohet për njohje.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se takimi i 2 Shtatorit në Uashington, mes Kosovës dhe Serbisë është mundësi e mirë për arritjen e një marrëveshje për njohje reciproke.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është i mendimit që në Uashington, as që do të bisedohet për çështjen e njohjes.
“Këta, së pari nuk janë duke e ditur se për çfarë do të flitet atje, herë thonë do të flitet për aspektet ekonomike, herë thonë do të flitet për njohje. Gjë që i kemi dy deklarata të ndryshme të partive që janë në pushtet, herë thonë në ekonomi, herë thonë për njohje. Unë mendoj që për punë të njohjes as që bisedohet. E dyta, kjo qeveri ne e kemi deklaruar që nuk ka legjitimitet, andaj kjo edhe pa legjitimitet po shkon në Uashington ta përfaqësoj Kosovën”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Mefail Bajqinovci.
Arber Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) thotë se është e vështirë të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, pasi siç thotë ai palët nuk kanë ndonjë përafrim të qëndrimeve.
“Nëse i shikojmë në aspektin analitik gjerat në teren, nuk duket se ka material apo përafrim që të ketë një marrëveshje, apo një draft marrëveshje të menjëhershme, por siç e kemi parë gjithmonë duhet të kemi rezerva të deklarohemi se a do të ketë marrëveshje apo jo. Por, nëse e shohim pozicionin e Kosovës dhe pozicionin e Serbisë, kemi pozicione diametralisht të kundërta, sa i përket çështjeve ku qëndrojnë”, deklaroi Arber Fetahu, përcjell Telegrafi.
Njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani thotë se gjasat janë të vogla që në takimin e radhës në Uashington të arrihet një marrëveshje mes palëve.
“Unë besoj që gjasat për një marrëveshje substanciale mes Kosovës dhe Serbisë janë të vogla dhe këtu po e them për shkak të faktit që pak ditë para se të bëhet takimi 27 qershorit Grenell, tha se dialogu do të përqendrohet vetëm në aspektin ekonomik,dhe kjo nuk është ajo që Kosova ka pritur të ndodhë në dialog, sepse dihet që problemi Kosovë- Serbi është politik dhe jo ekonomik”, ka deklaruar Shkodran Ramadani.
Ndërsa gjatë ditës, me anë të një reagimi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përjashtuar mundësin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovën në këtë takim./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAlarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit