LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri Hoti rezultoi negativ në COVID-19, sot iu rikthye punës në zyrë

Kryeministri Hoti rezultoi negativ në COVID-19, sot iu rikthye punës në zyrë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pas qëndrimit dy javorë larg zyreve të tij, pasi ishte infektuar me virusin COVID-19, të martën pas rezultatit negativ në testin për COVID-19, sot është rikthyer në punë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin këshilltari për media nga zyra e kryeministrit, Xhavit Beqiri.

Sipas tij, kryeministri Hoti është shëndosh e mirë dhe sot i është kthyer zyrës së tij.


“Dje pasdite e ka marr rezultatin negativ dhe sot është kthyer në punë. Është shumë mirë më shëndet”, ka thënë Beqiri. /Telegrafi/