Qeveria e Kosovës, në planin kushtetues, ka kapacitet të plotë të veprimit në politikën e jashtme, sidomos në dialogun me Serbinë, por brishtësia e saj që nga fillimi ka reflektuar pamundësinë për t’u përballur me sukses, jo vetëm me problemet e brendshme, por edhe me politikën e jashtme, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Sipas tyre, Qeveria e Kosovës, shpeshherë e ka treguar konkretisht brishtësinë e saj dhe nuk ka arritur që t’i kalojë në Kuvendin e Kosovës as ligjet për të cilat janë nevojitur votat e shumicës së thjeshtë ose të 61 deputetëve prej 120 sa ka legjislativi. Kjo brishtësi e qeverisë është vërejtur, siç thonë ata, edhe me tentimet e plogështa për të marrë vendime të mëdha, qoftë për përballje me pandeminë e koronavirusit, qoftë për reforma ekonomike. Por, sipas tyre, pafuqia e qeverisë aktuale të vendit është parë sidomos në planin ndërkombëtar dhe bisedimet me Serbinë.
Përplasjet për dialogun, brenda qeverisë
Analisti Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se si rezultat i përplasjeve politike, qeveria ka çaluar ndjeshëm, veçanërisht në procesin e dialogut me Serbinë.
“Vet partnerët e koalicionit qeverisës (Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate) shpeshherë janë përplasur lidhur me çështjen e dialogut, përkatësisht për formatin e tij, udhëheqjen, e deri tek ajo se kush duhet ta ndërmjetësojë këtë proces – pra, duhet që të vijojmë me një proces të udhëhequr nga Uashingtoni apo me një të tillë të udhëhequr nga Brukseli. Kjo ka bërë që qeveria të jetë e dobët në ushtrimin kompetencave të saj, meqenëse, përveç që nuk ka mundur që të sigurojë konsensusin e brendshëm, pra as brenda vet koalicionit (qeverisës), ajo nuk ka arritur që të gjejë konsensusin e nevojshëm politik në mesin e spektrit politik, në mënyrë që për një marrëveshje eventuale që mund të arrihet në mes palëve, t’i sigurojë votat e nevojshme (për ratifikim në kuvend)”, theksoi Cakolli.
Më 16 korrik – pas 20 muajsh ndërprerje – dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rinisi në Bruksel. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u tha se biseduan për çështjen e të pagjeturve, të zhvendosurve dhe për çështje ekonomike.
Ndërkohë, më 14 gusht, i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se palët do të takohen në Uashington më 2 shtator. Pas këtij njoftimi, Hoti dhe Vuçiq konfirmuan pjesëmarrjen në këtë takim.
Analisti Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se qeveria aktuale e vendit është duke stagnuar dhe duke e ruajtur një ‘status quo’ negative, pavarësisht që fuqia e partive të koalicionit qeverisës në kuvend është minimale për të kaluar vendime të mëdha. Sipas tij, për pafuqinë e qeverisë aktuale janë të vetëdijshme edhe vendet partnere dhe aleate të Kosovës dhe kjo ka reflektuar edhe në ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi.
“Pra, është bërë e qartë që kjo qeveri mund të jetë vetëm një lloj përfaqësuese formale në ato bisedime, mirëpo nuk ka as mundësi minimale për të marrë ndonjë vendim jetik për të ardhmen e Kosovës. Të gjitha indikacionet janë që edhe bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme për fuqinë reale të kësaj qeverie dhe nuk do të insistojë, në aspektin konkret, që të ketë ndonjë marrëveshje të madhe, sepse është e qartë që kjo qeveri nuk do të mund ta realizojë atë në aspektin konkret”, theksoi Muhaxhiri.
Ai shtoi se aleatët e Kosovës janë duke e ruajtur një lloj inercioni të dialogut, siç tha ai, “sa për sy e faqe”, por jo që tash të ketë ndonjë marrëveshje efektive.
Muhaxhiri: Serbisë nuk i konvenon një Qeveri e dobët e Kosovës
Analisti Cakolli thotë që qeveria aktuale, për shkak të brishtësisë së saj, mund ta ketë fatin e njëjtë me disa nga qeveritë e brishta të kaluara. Sipas tij, pamundësia për të arritur një konsensus të nevojshëm për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos të atyre që kanë dalë nga dialogu Kosovë –Serbi, e ka karakterizuar skenën politike të vendit në dhjetë vjetët e fundit, sa herë që ka pasur qeveri të brishtë. Situatat e tilla, sipas tij, kanë shkaktuar përplasje politike ndërmjet aktorëve të ndryshëm politikë, të cilat kanë çuar në rënien e qeverive të brishta.
“Meqenëse, të paktën, tri qeveritë e fundit, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo drejtpërdrejtë, kanë rënë si rezultat i dialogut, unë besoj që edhe qeveria aktuale përballet me rrezikun e prishjes së saj, përkatësisht prishjes së koalicionit qeverisës, për shkak të mospajtimeve që mund të lindin, sidomos për çështjen e udhëheqjes së këtij procesi, i cili nga kryeministri (Avdullah) Hoti i është besuar një personi teknik, siç është Skender Hyseni, e që për emërimin e tij është thënë që nuk ka pajtim të nevojshëm as brenda vet koalicionit qeverisës”, u shpreh Cakolli.
Analisti Muhaxhiri vlerëson se në anën tjetër, fuqia e presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shumë e madhe në politikën serbe dhe për dallim nga Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ai dëshiron që të imponohet si një faktor vendimmarrës dhe si personalitet politik që mund t’i çojë përpara me lehtësi agjendat ndërkombëtare.
“Mirëpo, në një aspekt paradoksal, as Serbisë nuk i konvenon një Qeveri e dobët e Kosovës, sepse në fund të fundit, çështja është te marrja e vendimeve. Edhe Kosovës, por edhe Serbisë u duhen qeveritë, të cilat mund të marrin vendime, në mënyrë që dialogu të ketë kuptim dhe kjo të nënkuptojë edhe ecjen përpara drejt integrimit evropian edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, vlerësoi Muhaxhiri.
Njohësit e zhvillimeve politike vlerësuan që potenciali për riformatizim ose rikonfigurim të qeverisë aktuale është i vogël. Megjithatë, sipas tyre edhe arritja e një marrëveshjeje përfundimtare paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbinë, për një afat të shkurtë kohor, duket krejtësisht me pak gjasa.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nisi më 2011. Por, ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi autoritetet në Prishtinë vendosën një taksë ndaj importeve të Serbisë. Taksa më pas u zëvendësua me reciprocitet. Por, qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti hoqi masat e reciprocitetit, duke thënë se heqjen e kësaj mase, po i jepet shans rinisjes së procesit të dialogut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos