Luftoni shtimin e peshës, Alzheimerin dhe diabetin me krom
Derisa plakemi, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për ne të sigurohemi që po marrim mjaft vitamina dhe minerale përmes dietave tona për ta mbajtur veten në shëndet të mirë.
Ndërsa problemet si sheqeri në gjak, probleme me kujtesën dhe pesha e tepërt priren të lindin, ngrënia e duhur mund të ndihmojë në largimin e tyre dhe të na bëjnë të ndihemi më mirë. Kromi është një lëndë ushqyese që ju ndihmon të përfitoni në këto mënyra dhe më shumë.
Kromi është një mineral që trupit i duhet në sasi të vogla për të kryer disa funksione të tij. Veçanërisht, kromi ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, menaxhimin e peshës dhe madje edhe funksionimin e njohjes. Kromi përdoret në rrugët që sinjalizojnë insulinë në trupin tonë, kështu që ndihmon në kontrollin e sasisë së sheqerit që thithet në rrjedhën e gjakut dhe në qelizat tona.
Duke vepruar kështu, ai ndihmon për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak dhe na jep energji të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. Në një studim më të madh, me mbi 62.000 njerëz, studiuesit zbuluan se ata që morën shtesa që përmbajnë krom kishin 27 për qind më pak të ngjarë të kishin diabet.
Disa studime sugjerojnë që kromi mund të ketë përfitime për ata që përpiqen të menaxhojnë peshën e tyre sepse ndihmon në kontrollin e urisë. Një studim tetë javor zbuloi se gratë me mbipeshë që morën krom kishin zvogëluar marrjen e ushqimit dhe raportuan ulje të urisë dhe dëshirave për të ngrënë.
Një tjetër studim më i vogël zbuloi se subjektet që morën krom jo vetëm që përjetuan më pak dëshirë për të ngrënë, por gjithashtu kishin më pak simptoma të depresionit.
Kromi gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve njohëse si çmenduria e Alzheimerit. Hulumtime të tjera sugjerojnë se minerali mund të përmirësojë funksionimin konjitiv (njohës).
Glukoza është një nga burimet kryesore për trurin tonë. Autorët e studimit thonë se këto rezultate tregojnë se meqë kromi përmirëson metabolizmin e glukozës dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës, ai mund të përmirësojë thithjen e lëndëve ushqyese dhe rrjedhjen e gjakut në tru, duke na ndihmuar të shmangim ose ngadalësojmë rënien konjitive.
Shtimi i konsumit të kromit është i lehtë. Burime të mira të kromit përfshijnë brokolin, hudhrën, lëngun e rrushit, lëngun e portokallit, fasulet jeshile, verën e kuqe dhe gjelin, kështu që grumbulloni ato në pjatën tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City