LAJMI I FUNDIT:

Barcelona shpenzoi gati një miliard euro brenda pesë vitesh për të fituar Ligën e Kampionëve që nuk ia dolën

Barcelona shpenzoi gati një miliard euro brenda pesë vitesh për të fituar Ligën e Kampionëve që nuk ia dolën

Barcelona nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që nga edicioni 2014/15 edhe pse shpenzuar 989 milionë euro në transferimin e 23 lojtarëve.

Brenda pesë vitesh, klubi katalunas është në krye të listës për këtë periudhë në shpenzime për të transferuar anëtarë të rinj, duke tentuar kështu që të fitonin garën më të madhe për klube në Evropë.

Më poshtë mund të shikoni se sa para janë shpenzuar pas viti 2014:


2015/16: 62 milionë euro

Barcelona pagoi 40 milionë euro për transferimin e Arda Turanit dhe 22 milionë për Aleix Vidal, që dolën të jenë marrëveshje të dështuara.

2016/17: 140 milionë euro

Andre Gomes (50m euro), Paco Alcacer (30m euro), Samuel Umtiti (25m euro), Lucas Digne (16m euro), Jasper Cillessen (16m euro) dhe Denis Suarez (3m euros), por edhe këtu nuk ishin të suksesshëm.

2017/18: 389 milionë euro

Philippe Coutinho (160m euro në Janar), Ousmane Dembele (145m euro), Paulinho (40m euro), Nelson Semedo (35m euro) dhe Yerry Mina (9m euro) – duke tentuar të mbulonin shitjen e Neymarit te Paris Saint-Germain, mirëpo dështuan sërish.

2018/19: 136 milionë euro

Malcom (42m euro), Arthur (40m euro), Clement Lenglet (35m euro), Arturo Vidal (18m euro) dhe Jean-Clair Tobido (1m euros) – që të pesë lojtarët u vlerësuan si transferime të dështuara, ndërsa disa prej tyre tashmë janë larguar nga Camp Nou.

2019/20: 262 milionë euro

Antoine Griezmann u transferua te Brcelona nga Atletico Madridi në verën e kaluar për 120 milionë euro, por forma e tij lë shumë për të dëshiruar.

Ata shpenzuan edhe 85 milionë euro për Frenkie de Jong nga Ajaxi – për dallim nga të tjerët  – mesfushori ka arritur disi të ambientohet mirë në skuadër.

Transferime në dielma ishin ai i, Netos nga Valencia për 35 milionë, Pedri për pesë milionë që u huazua sërish te Las Palmas, gjersa transferuan edhe Martin Braithwaite për 18 milionë euro si mbulim i Ousmane Dembeles së lënduar.

2020/21: 91 milionë euro

Barcelona tashmë ka transferuar Miralem Pjanicin nga Juventusi për 60 milionë euro dhe Francisco Trincaon nga Braga për 31 milionë, e që shpresojnë se dyshja nuk do të dështojnë edhe pse mesfushori boshnjak është në perëndim të karrierës së tij.

Sidoqoftë, klubi ndër vite ka fituar 539 milionë euro nga shitja e lojtarëve që kishin në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori