LAJMI I FUNDIT:

Clinton paralajmëron: Nëse i humb zgjedhjet, Trumpi nuk do ta braktis lehtësisht Shtëpinë e Bardhë

Clinton paralajmëron: Nëse i humb zgjedhjet, Trumpi nuk do ta braktis lehtësisht Shtëpinë e Bardhë

Hillary Clinton shprehu shqetësimin se Donald Trump nuk do të largohet paqësisht nga detyra nëse do të humb në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA.

“Unë nuk dua t’i frikësoj njerëzit, por dua që t’i përgatit. Unë kam çdo arsye të besoj se Trumpi nuk do të shkojë, ju e dini, në heshtje gjatë natës nëse humb”, tha ajo dhe më tutje shtoi se “Ai do të përpiqet të na ngatërrojë, ai do të përpiqet të sjellë të gjitha llojet e arsyetimeve”, raporton theindependent.


Demokratët kanë shprehur shqetësime se Trumpi po përgatitet të kundërshtojë zgjedhjet duke hedhur dyshime mbi legjitimitetin e tyre.

Presidenti tashmë ka provuar të shmangë votimin me postë duke nxjerrë një dallim të pakuptimtë midis tij dhe votimit në mungesë, duke pretenduar prej muajsh se votimi me postë do të çojë në mashtrim të shfrenuar të votave, transmeton Telegrafi.

Gjatë një interviste për Fox News, Trump u pyet nëse do të pranonte humbjen pasi të kumtohen rezultatet e zgjedhjeve.

Parashikoi me saktësi fituesit e zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984: Tani tregon edhe fituesin e vitit 2020
Lexo po ashtu Parashikoi me saktësi fituesit e zgjedhjeve presidenciale amerikane që nga viti 1984: Tani tregon edhe fituesin e vitit 2020

“Unë do ta shikoj. Shikoni, ju – unë duhet të shoh”, tha Trump duke shtuar se “Jo, nuk do të them vetëm po. Nuk do të them, as jo”.

Ndryshe, Clinton tha se nuk do të kundërshtonte të punonte me kabinetin e kandidatit presidencial demokrat, Joe Biden nëse do të fitonte zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori