Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nga sot do të aplikojë reduktime të ujit të pijshëm për shkak të ruajtjes së resurseve ujore.
KRU “Prishtina” thekson se qëllimin kryesor e ka ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit dhe për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësorë, kërkohet angazhim maksimal dhe kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.
Në njoftim bëhet e ditur se duke filluar nga 15 gusht e deri më 15 shtator 2020, për shkak të ruajtjes së resurseve ujore, menaxhimit të thatësisë dhe ruajtjes së kualitetit të ujit të pijshëm, ju njofton me furnizimin e ri, i cili vlen për të gjitha zonat e shërbimit, si vijon:
– Të gjitha zonat rurale që kanë burime alternative do të kenë reduktime të ujit nga ora 18:00-06:00.
– Të gjitha zonat urbane do të kenë reduktime të ujit të pijshëm nga ora 24:00 (00-00) deri në 04:00, gjithsej 4 orë gjatë natës.
KRU ” Prishtina ” është e obliguar që furnizimin me ujë ta bëjë me presion në intervale 1.5 bar – 7 bar, andaj garanton që e mban këtë nivel të furnizimit.
Katet e larta të ndërtesave kolektive, që mund të hasin në vështirësi rreth furnizimit me ujë të pijshëm, duhet të bëjnë zgjidhje individuale konform rregullave për Ligjin për Bashkëpronësi.
Furnizimi me ujë dhe aplikimi i reduktimeve minimale varion nga zona në zonë për shkak të konfiguracionit të terrenit dhe konsumit të ujit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës