LAJMI I FUNDIT:

Merkel përpiqet të ndërmjetësojë në tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

Merkel përpiqet të ndërmjetësojë në tensionet mes Turqisë dhe Greqisë

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë për shfrytëzimin e rezervave natyrore vazhdojnë të përkeqësohen. Kancelarja Merkel po përpiqet të ndërmjetësojë.

Tensionet midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor po rriten. Marina franceze dhe greke zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake të enjten si një sinjal drejt Turqisë për mosmarrëveshjen për të drejtat për shfrytëzimin e rezervave të gazit dhe të naftës.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi nga ana e tij se kushdo që do të sulmojë anijen eksploruese turke do të paguajë një “çmim të lartë”. Anija eksploruese turke “Oruc Reis” filloi punën të hënën. Ajo shoqërohet nga anije luftarake turke.


Presidenti francez Emmanuel Macron kishte njoftuar më parë se do të forcojë praninë ushtarake franceze në Mesdheun Lindor. Franca, ashtu si BE-ja, i ka kërkuar Turqisë të ndalojë shpimet për naftë dhe gaz në zonën e diskutueshme detare mes Turqisë dhe Greqisë. Macron dhe kryeministri grek Kyriakos Micotaqis folën në telefon të mërkurën.

“Emmanuel Macron është një mik i vërtetë i Greqisë dhe një mbrojtës i patundur i vlerave evropiane dhe ligjeve ndërkombëtare,” shkroi Micotaqis më pas në frëngjisht në Twitter. Franca është gjithashtu një nga kritikueset më të mprehta të qeverisë turke për shkak të zhvillimeve në Libi.

Për javë të tëra mes dy vendeve anëtare të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, ka tensione në rritje për pretendimet e e tgyre pör disa zona në Mesdheun Lindor, ku mendohet se ka burime naftës dhe gazit. Një nga problemet është se Turqia dhe Libia kishin rënë dakord për ndarjen e zonave të tyre ekonomike në Mesdhe – por kjo bie në kundërshtim me një marrëveshje të ngjashme midis Greqisë dhe Egjiptit.

Kancelarja Angela Merkel po përpiqet që të ndërmjetësoj në konflikt. Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi që Merkeli kishte biseduar përsëri të enjten në telefon me Erdoganin dhe Micotaqis. Tema kishte qenë situata në Mesdheun lindor, tha zëdhënësi pa dhënë detaje të mëtejshme. /deutchewelle/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Kalo në kategori