LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Serbia nuk është në pozitë që të refuzojë takimin në Amerikë

Vuçiq: Serbia nuk është në pozitë që të refuzojë takimin në Amerikë

Serbia nuk është në pozitë që të refuzojë bisedimet në SHBA, ka thënë presidenti i këtij shteti, pasi që ambasadori Richard Grenell ka njoftuar se takimi në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës e Serbisë do të mbahet më 2 shtator.

‘Serbia nuk është në pozitë, mirëpo nuk do të ishte mirë që të jetë në pozitë që të refuzojë bisedime. Pse Grenell ka përdorur termin ‘bisedime’ kjo është pyetje për të. Në takim marrim pjesë, temat janë ekonomike, kjo është më rëndësi për neve dhe këto janë tema të mira’ ka deklaruar ai, raporton B92.

Ai ka folur edhe për bisedimet në Bruksel.


“Ata kanë deklaruar se i përkrahin takimet në Bruksel të udhëhequra nga BE. Por, kjo është punë e tyre. Jemi të vegjël që të paracaktojmë gjëra…’ ka deklaruar ai. /Telegrafi/.