LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë

Thaçi mirëpret takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur caktimin e datës për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Thaçi në një postim në Twitter shkruan se i janë mirënjohës SHBA-së për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Unë mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës ndaj SHBA për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Thaçi.


Takimin e paraparë më 2 shtator e ka përshëndetur edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Ndryshe, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell bëri të ditur sot se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ky takim ishte planifikuar fillimisht për më 27 qershor, por agjenda ndryshoi për shkak të propozim-aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi

Drejtësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata

Lajme
Kalo në kategori