LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Plani i higjienës së shkollave kundër COVID-19 të jetë i qartë dhe i zbatueshëm

Hoti: Plani i higjienës së shkollave kundër COVID-19 të jetë i qartë dhe i zbatueshëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj organizuan sot një takim virtual, në të cilin, përveç tri opsioneve tashmë të publikuara të kësaj ministrie për fillimin e vitit të ri shkollor, u diskutua edhe Plani i higjienës së shkollave kundër COVID-19.

Kryeministri Hoti kërkoi që të gjitha kriteret dhe udhëzimet për respektimin e masave mbrojtëse nga infeksioni të jenë të shkurtra, të thjeshta dhe të qarta, në mënyrë që nxënësit, mësimdhënësit, personeli administrativ dhe ndihmës në shkolla ta kenë më të lehtë zbatimin e tyre, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.

“Po ashtu, kryeministri Hoti kërkoi që MASH-i dhe Departamentet Komunale të Arsimit të përcaktohen me kohë se sipas cilit opsion do të organizohet procesi mësimor në secilën komunë, në mënyrë që drejtoritë dhe mësimdhënësit t’i bëjnë përgatitjet e nevojshme për fillimin dhe mbarëvajtjen e mësimit duke i respektuar të gjitha protokollet e zhvillimit të procesit mësimor, si dhe masat mbrojtëse nga infeksioni COVID 19” shkruan në komunikatë.


Ndërsa, ministri Likaj paraqiti kornizën e kushteve të veçanta për zhvillimin e procesit mësimor brenda hapësirave shkollore, rregullat e organizimit dhe të menaxhimit të mësimit në klasë, si dhe veprimet që duhet të ndërmerren, në rast se sëmuret ndonjë nxënës apo ndonjë anëtar i stafit shkollor.

Në përmbyllje të këtij takimi, u vendos që kriteret dhe udhëzimet e propozuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të miratohen si vendime nga Qeveria e Kosovës dhe, si të tilla, t’u shpërndahen Departamenteve Komunale të Arsimit./Telegrafi/.

Në trend Lajme

Më shumë

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Osmani: Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë

Osmani: Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë

Lajme
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Lajme
E kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

E kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Procesi i Berlinit, dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së

Procesi i Berlinit, dhjetë vjet në dhomën e pritjes së BE-së

Lajme
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme
Kalo në kategori