Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha të mërkurën në Pragë se fuqia ekonomike globale e Kinës e bën këtë vend komunist në disa kuptime një armik më të vështirë për t’u kundërshtuar sesa Bashkimi Sovjetik i Luftës së Ftohtë.
Zoti Pompeo u bëri thirrje vendeve kudo në Evropë që të bashkohen kundër Partisë Komuniste Kineze, për të cilën ai tha se përdor fuqinë ekonomike për të ushtruar ndikimin e saj në të gjithë botën.
“Ajo që po ndodh tani nuk është Lufta e Ftohtë Numër 2”, tha zoti Pompeo në një fjalim para senatit çek. “Sfida për t’i rezistuar kërcënimit të Partisë Komuniste Kineze është në disa kuptime shumë më e vështirë”.
“PKK është futur në ekonomitë tona, në politikat dhe në shoqëritë tona në mënyra që Bashkimi Sovjetik nuk mund ta bënte dot”.
Referenca për Luftën e Ftohtë vjen pas komenteve të bëra nga ambasadori i Kinës në Londër muajin e kaluar, i cili paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të luftojnë me Pekinin në prag të zgjedhjeve presidenciale amerikane të nëntorit.
Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë përkeqësuar me shpejtësi këtë vit për një varg çështjesh, përfshirë trajtimin e coronavirusit nga Pekini; çështjen e prodhuesit të pajisjeve të telekomit Huawei; pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës së Jugut; dhe masat shtrënguese të Pekinit në Hong Kong.
Vizita e zotit Pompeo në Republikën Çeke, ish-pjesë e bllokut sovjetik deri në vitin 1989, shënon ndalesën e tij të parë të një turneu në Evropën Qendrore, për të diskutuar mbi sigurinë në fushën e kibernetikës dhe të energjisë.
Ai shfrytëzoi këtë rast për të kritikuar ndikimin rus dhe kinez duke lavdëruar zyrtarët çekë për qëndresën e tyre ndaj Pekinit vitin e kaluar.
Zoti Pompeo përmendi përpjekjet e Republikës Çeke për të vendosur standarde sigurie në procesin e zhvillimit të rrjeteve 5G të telekomunikimit, pas paralajmërimeve të një enti qeveritar kundër përdorimit të pajisjeve të prodhuara nga Huawei i Kinës.
Në muajin maj, Sekretari Pompeo dhe Kryeministri Andrej Babis nënshkruan një deklaratë mbi sigurinë e rrjeteve 5G, por vendi nuk ka marrë një vendim të prerë për të ndaluar blerjen e teknologjisë së firmës Huawei. Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për lidhje më të ngushta me Kinën.
Zoti Pompeo tha se disa vendeve të Evropës do t’u duhet një kohë më e gjatë që të ndërgjegjësohen për kërcënimet, por tani ekziston një momentum pozitiv.
“Batica është kthyer (në Shtetet e Bashkuara), po ashtu siç e shoh edhe këtu në Evropë. Perëndimi po fiton, mos lejoni njeri që t’ju thotë se Perëndimi është në rënie”, tha ai.
“Ne kemi detyrimin t’u flasim njerëzve tanë qartë, hapur dhe pa frikë. Ne duhet të ndeshemi me guxim me çështjet komplekse dhe duhet ta bëjmë këtë së bashku”, tha ai. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Evakuohen mbi 4 mijë banorë të Kharkvit, rusët me sulm të befasishëm mbi qytetin e dytë më të madh të Ukrainës
Zjarri shkatërron qendrën tregtare në Varshavë, bëhet shkrumb e hi objekti me 1.400 lokale afariste
Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Scholz: Ukrainasit me leje qëndrimi dhe pune do të lejohen të qëndrojnë në Gjermani
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën
Nën ndikim të alkoolit voziti me 160 kilometra në orë, vajza nga Michigan rrokulliset dhjetëra herë me automjet – shpëton mrekullisht
"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron