LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Ndërron jetë pacienti të cilit për herë të parë në botë i ishte transplantuar veshka e derrit

Pacienti i parë që iu transplantua veshka e derrit, ka ndërruar jetë vetëm dy muaj pas intervenimit kirurgjik.

Richard Slayman, 62-vjeç nga Bostoni, ishte në prag të vdekjes para se t’i transplantohej veshka e derrit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Slayman nuk jetoi gjatë edhe me të, pasi mjekët njoftuan të shtunën se ka ndërruar jetë pavarësisht se ishte liruar nga spitali më 6 prill, dhe gjendja e tij shëndetësore dukej se ishte “përmirësuar”.

Nuk dihen indikacionet sikurse edhe nëse vdekja e tij ka lidhje me transplantin e veshkës së derrit.

Ndërhyrja kirurgjikale kishte zgjatur katër orë dhe ishte kryer në spitalin e Massachusetts, dhe ishte futur në sallën e operacionit me procedurën e përshpejtuar duke marrë parasysh se po i përkeqësohej jeta dhe rrezikonte të vdiste.

Slayman vuante nga diabeti i tipit 2 si dhe nga hipertensioni, para se të diagnostikohej me sëmundje të rëndë të veshkës.

Ishte në dializë nga viti 2011 dhe figuronte në listën e pritjes për donatorë të mundshëm – pra të veshkës nga ndonjë njeri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jetuan të izoluar nga bota derisa nuk e zbuluan internetin: Tani janë bërë shumë dembelë dhe po tjetërsohen në Amazonë

Jetuan të izoluar nga bota derisa nuk e zbuluan internetin: Tani janë bërë shumë dembelë dhe po tjetërsohen në Amazonë

Amerika Latine
Shfaqet për herë të parë në publik pasi ishte plagosur rëndë - kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin

Shfaqet për herë të parë në publik pasi ishte plagosur rëndë - kryeministri sllovak ka një mesazh për atentatorin

Evropa
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje

Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje

Evropa
Ai po ecte përgjatë plazhit në Singapor, gati sa nuk shkeli një krijesë të çuditshme helmuese

Ai po ecte përgjatë plazhit në Singapor, gati sa nuk shkeli një krijesë të çuditshme helmuese

Botë
OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë

OKB-ja paralajmëroi pasoja të rënda dhe të pakthyeshme: Le të parandalojmë "ferrin e klimës"

Botë
Pas dy vjetësh si rob lufte në qelitë ruse - Roman Gorylyk në gjendje të rëndë fizike

Pas dy vjetësh si rob lufte në qelitë ruse - Roman Gorylyk në gjendje të rëndë fizike

Evropa
Kalo në kategori