Elon Musk: Ndoshta qëllimi i njerëzimit është krijimi i një “mendjeje të jashtëzakonshme”

Elon Musk ka ndarë një vizion futurist për të ardhmen e njerëzimit, duke sugjeruar se civilizimi mund të arrijë një ditë në pikën ku do të shfrytëzojë fuqinë e Diellit për krijimin e një inteligjence në përmasa të papara.
Sipas një videoje të publikuar nga Tesla Owners Silicon Valley, Musk është shprehur: “Ndoshta qëllimi i njerëzimit është të krijojë një mendje yjore, një Diell të vetëdijshëm.”
Elon Musk on humanity's ultimate purpose.
"Maybe the purpose of humanity is to give birth to a star mind, a sentient sun."
Musk says humanity's next step could be learning to harness the enormous power of the Sun and turn it into intelligence.
He references physicist Nikolai… pic.twitter.com/D7Moatzg8A
— Tesla Owners Silicon Valley (@teslaownersSV) August 12, 2026
Sipas tij, një nga hapat e ardhshëm të njerëzimit mund të jetë shfrytëzimi i energjisë së jashtëzakonshme të Diellit dhe përdorimi i saj për rritjen e kapaciteteve kompjuterike dhe zhvillimin e inteligjencës.
Musk iu referua edhe fizikanit Nikolai Kardashev, i njohur për klasifikimin e qytetërimeve sipas sasisë së energjisë që janë në gjendje të shfrytëzojnë.
Sipas shkallës Kardashev, qytetërimi i Tipit I mund të përdorë energjinë e një planeti të tërë, ai i Tipit II energjinë e një ylli, ndërsa Tipi III energjinë e një galaktike.
Musk beson se njerëzimi mund të lëvizë gradualisht drejt një niveli të tillë zhvillimi, duke shfrytëzuar fillimisht energjinë e Diellit dhe duke e kthyer atë në fuqi kompjuterike.
Sipas vizionit të tij, kjo mund të çojë përfundimisht në krijimin e një forme inteligjence në një shkallë shumë më të madhe se çdo gjë që ekziston sot.
“Kjo është ajo që do të ndodhë. Dhe ne do ta bëjmë”, ka thënë Musk.
Tesla Owners Silicon Valley është komunitet i pronarëve dhe entuziastëve të Tesla-s dhe jo kanal zyrtar i kompanisë Tesla./Telegrafi/.









































