LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, liderëve politik: Uluni së bashku, jo për t’i hëngër kokën njëri-tjetrit por për të zgjidhur problemet

Krasniqi, liderëve politik: Uluni së bashku, jo për t’i hëngër kokën njëri-tjetrit por për të zgjidhur problemet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi u është drejtuar me një kërkesë kryetarëve të partive politike në Kosovë.

Krasniqi ka kërkuar nga kryetarët e partive që të ulen në një tryezë dhe të diskutojnë për problemet jetike me të cilat ballafaqohet populli ynë në përgjithësi.


“Në të kundërtën, pasojat e tekeve individuale do t’i paguajmë të gjithë. Bile me çmim shumë më të lartë sesa e kishim edhe deri tani”, ka deklaruar Krasniqi.

Letra e tij e plotë:

Kryetarë të nderuar,

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë që ka përfshirë të gjitha segmentet e funksionimit politik dhe shoqëror të Kosovës dhe mungesën e zgjidhjeve konstruktive për të dalë nga kjo situatë me pak shpresa për zgjidhjeje.

– Pandemia me virusin COVID-19 na gjeti paraprakisht të infektuar me virusin e përçarjes së madhe ndërpartiake, i cili na ka verbuar deri në atë shkallë, saqë nuk mundëm të gjenim as minimumin e konsensusit për t’i bërë ballë rrezikut që i kanoset njerëzimit në përgjithësi. Fatkeqësisht edhe si pasojë e kësaj gjendjeje, ku njëri i bie thumbit e tjetri patkoi, çdo ditë më shumë jemi duke i ndier pasojat në humbjen e jetëve të njerëzve tanë.

– Është e kuptueshme se në rastet kur ekzistenca e njerëzve “vihet në rend të ditës”, njerëzit kanë orientuar shpresat gjetjen e një zgjidhjeje në nivel global, dhe rrjedhimisht shpresat i kanë mbështetur në ndihmën nga jashtë dhe gjetjen e një vaksine kundër këtij virusi. Besoj se nuk do të vonojë shumë dhe shkenca do ta gjejë “ilaçin” edhe për këtë të keqe që na ka gjetur. Mirëpo, “ilaçin” që do të na shëronte nga përçarja, apo së paku ta mbante në kufijtë e asaj që është e tolerueshme, duhet ta gjejmë ne vet, dhe jo të presim ndihma nga jashtë! Zgjdhjet e problemeve të brendshme, janë vetëm brenda nesh! Njëzet vitet e Lirisë e dymbëdhjetë vitet e Pavarësisë e konfirmojnë ketë.

– Gjendja dramatike e shëndetësisë, e arsimit, e ekonomisë, e drejtësisë dhe e kulturës se debatit shtrojnë si domosdoshmëri përpara udhëheqësve të partive politike që të ulin urrejtjet ndërpersonale dhe të lënë mënjanë egot e tyre, por t’i përvishen punëve që u takojnë t’i bëjnë në interes të qytetarëve të këtij vendi.

– Mendoj se është koha që të ulen në një tryezë ku nuk do të shkojnë për t’i hëngër kokën njëri-tjetrit, por për të shtruar problemet jetike me të cilat ballafaqohet populli ynë në përgjithësi. Në të kundërtën, pasojat e tekeve individuale do t’i paguajmë të gjithë. Bile me çmim shumë më të lartë sesa e kishim edhe deri tani!

Me mirëkuptim e mirëbesim mund t’i zgjidhim më lehtë e më shpejtë problemet tona të brendshme, por edhe ato të jashtme!

Të shpresojmë në zgjedhjet e drejta e të qëndrueshme! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori