LAJMI I FUNDIT:

Paradite diell, pasdite priten rrebeshe shiu

Paradite diell, pasdite priten rrebeshe shiu

Sot dhe nesër pritet të mbajë mot i nxehtë. Afrimi i një fronti të ftohtë gjatë ditës së sotme në lindje të rajonit, orëve të pasdites do të shtojë mundësitë për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Paradite kryesisht do të jetë me diell, ditën do të ketë zhvillim të vranësirave, e pasdite priten edhe rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima.


Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 30C, e në vise malore 13 deri 23C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 8. /Telegrafi/