LAJMI I FUNDIT:

Një muaj në Maqedoni do të qëndrojnë 170 ushtarë nga ShBA dhe 10 nga Polonia

Një muaj në Maqedoni do të qëndrojnë 170 ushtarë nga ShBA dhe 10 nga Polonia

Në periudhën nga 19 gusht deri më 25 shtator, 170 ushtarë amerikanë dhe 10 ushtarë polakë do të jenë të pranishëm në Maqedoni, të cilët do të kryejnë stërvitje dhe trajnime të ushtarëve të Maqedonisë, informojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe pranoi informacionin, dhe në bazë të saj, miratoi vendimin për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të kryerjes së veprimtarisë stërvitore.

Vendimi ka të bëjë me miratimin e hyrjes dhe qëndrimit të 170 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 10 anëtarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Polonisë nga KFOR, me automjete, armatime, mjete dhe pajisje teknike dhe pajisje, për kryerjen e aktivitetit ushtrimor, realizimi i të shtënave dhe trajnimeve të përbashkëta me pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do të kryhet në poligonin e Ushtrisë Krivollak, në periudhën nga 19 gusht 2020 deri në 25 shtator 2020”, njoftojnë nga Qeveria./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori