LAJMI I FUNDIT:

Donat Bekteshi nënshkruan marrëveshje profesionale me Ballkanin

Donat Bekteshi nënshkruan marrëveshje profesionale me Ballkanin
(Foto: Facebook/FC Ballkani)

Klubi i Ballkanit i ka ofruar kontratë profesionale talentit Donat Bekteshi.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook thuhet se suharekasit po mendojnë për të ardhmen, prandaj e kanë blinduar “në formë afatgjate” lojtarin e tyre.

“FC Ballkani mendon për të ardhmen, blindon në formë afatgjate super talentin Donat Bekteshi”.


“Donati ishte njëra prej hallkave të rëndësishme të U/19, të cilët edicionin e kaluar u shpallën kampion”.

“FC Ballkani është klubi i tij amë. Forca Donat, na priftë e mbara, me ngjyra portokall”, shkruan në njoftimin e klubit. /Telegrafi/