LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Apple-t, Tim Cook ka hyrë në klubin e miliarderëve

Shefi i Apple-t, Tim Cook ka hyrë në klubin e miliarderëve

Drejtori i Përgjithshëm i Apple-t, Tim Cook është bashkuar me klubin e miliarderëve gjersa vlera e aksioneve të kompanisë po vazhdon të rriten.

Vlera e tregut të Apple është në rritje pas rezultateve të forta dhe perspektivave optimiste për gjigantët e teknologjisë, raporton BBC.

Cook personalisht zotëron 847.969 aksione dhe vetëm vitin e kaluar fitoi 125 milionë dollarë si pjesë e paketës së tij të pagave.


Javën e kaluar, pasuria personale e themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg arriti në 100 miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.

Kompanitë e teknologjisë, përfshirë Applen, Facebookun dhe Amazonin, regjistruan rritje të fitimeve gjatë pandemisë së coronavirusit.

Pasuria e Mark Zuckerbergut arrin shifrat e 100 miliardë dollarëve
Lexo po ashtu Pasuria e Mark Zuckerbergut arrin shifrat e 100 miliardë dollarëve

Apple tani po i afrohet një momenti historik në të cilin duhet të bëhet kompania e parë që vlerësohet me dy trilion dollarë. Dy vjet më parë, ajo u bë ndërmarrja e parë me një trilion dollarë.

Cook mori përsipër menaxhimin e Applet nga themeluesi i kompanisë, Steve Jobs, i cili ndërroi jetë nëntë vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa

Ekonomi
Filloi fushata

Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!

Ekonomi
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë

Ekonomi

"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
Kalo në kategori