LAJMI I FUNDIT:

Nagavci: Mocioni u iniciua edhe pas pakënaqësive publike që bëri Ramush Haradinaj ndaj Avdullah Hotit

Nagavci: Mocioni u iniciua edhe pas pakënaqësive publike që bëri Ramush Haradinaj ndaj Avdullah Hotit
Arbërie Nagavci nga LVV në një intervistë për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Nënkryetarja e Vetëvendosjes dhe e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova sa ishte nën qeverisjes e Albin Kurtit ishte ndër vendet që më së miri në botë ka menaxhuar pandeminë.

“Sot Kosova është vendi që ka më së shumti të infektuar në botë në bazë të numrit të popullatës. Ia kemi kaluar edhe Italisë që të gjithë e dimë çfarë lajme vinin nga andej”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Nagavci thotë se me Arben Vitinë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët respektonin masat për mbrojtje nga Coronavirusi.


“Kemi pasur një ministër të shëndetësisë që ka qenë profesionistë dhe që ka gëzuar autoritet te qytetarët. Paraqitjet e përbashkëta të ministrit Vitia me kryeministrin Kurti kanë ofruar një lloj sigurie te qytetarët”.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes thotë se qeveria aktuale duke ndryshuar masat pa paralajmërime po shkakton habit e qytetarët.

Duke folur për mocionin e iniciuar nga Lëvizje Vetëvendosje, Nagavci thotë se nevojiten edhe nëntë nënshkrime për t’u formalizuar mocioni.

“PDK-ja po tregon se është një pseudo opozitë pasi që çdo opozitë synon rrëzimin e qeverisë. Ata ndryshe vepruan me mocionin e LDK-së edhe pse ishte kohë pandemie”.

Nagavci thotë se edhe nga subjektet e koalicionit qeveritarë kishte pakënaqësi ndaj qeverisë.

“Ne kemi parë edhe deklaratat publike të liderit të AAK-së zotit Haradinaj që u deklarua disa herë se ishte i pakënaqur me qeverinë e Avdullah Hotit dhe i kishte kryesisht vërejtjet e tij në raport me dialogun. Në këtë situatë ishte e natyrshme që edhe ne të kërkojmë veprime konkrete”, deklaroi ndër të tjera Arbërie Nagavci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori