LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, numri i infektuarve në mbarë botën tejkalon 20 milionë

COVID-19, numri i infektuarve në mbarë botën tejkalon 20 milionë

Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 20 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 20.026.161 raste të coronavirusit.


Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 5.199.444 raste deri më tani.

Pas SHBA-së renditen Brazili (3.035.582), India (2.215.074), Rusia (887.536), Afrika e Jugut (559.859), Meksika (480.278), Peruja (478.024), Kolumbia (387.481), Kili (373.056), Spanja (361.712), Irani (326.712), Britania (310.825), Arabia Saudite (288.690), Pakistani (284.660), Bangladeshi (257.600), Italia (250.566) dhe Argjentina (246.499).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 240.804, transmeton Anadolu Agency.

Vendet e tjera me mbi 100 mijë të infektuar janë Gjermania (217.281), Franca (197.921), Iraku (150.115), Filipinet (129.913), Indonezia (125.396), Kanada (119.451) dhe Katari (112.947).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, coronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën e kanë humbur 734.020 persona.

Ndërkaq, 12.900.625 milionë njerëz janë shëruar nga virusi, ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 6.391.516 raste aktive.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori