LAJMI I FUNDIT:

Deliu-Kodra: Të gjendet një mënyrë për hapjen e shkollave, mësimi online nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese

Deliu-Kodra: Të gjendet një mënyrë për hapjen e shkollave, mësimi online nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se edhe të gjithë akterët kompetent; politik dhe publik, duhet të nxisim debatin thelbësor të gjetjes së një mënyre për të hapur shkollat e mësimit fillor nëpër objekte.

Deliu-Kodra ka thënë se mësimi online ka qenë i kuptueshëm si një zgjidhje e imponuar për një periudhë të përkohshme, por nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese për procesin e rregullt të mësimit me praninë fizike të nxënësve nëpër klasa.


Postimi i plotë:

Institucionet përkatëse, por edhe të gjithë akterët kompetent; politik dhe publik, duhet të nxisim debatin thelbësor të gjetjes së një mënyre për të hapur shkollat e mësimit fillor nëpër objekte. Përpos nxënies së mësimit, jeta sociale e fëmijëve gjatë procesit të shkollimit është po aq esenciale në formimin edukativ të tyre.

Mësimi online ka qenë i kuptueshëm si një zgjidhje e imponuar për një periudhë të përkohshme, por nuk mund të pranohet si formë zëvendësuese për procesin e rregullt të mësimit me praninë fizike të nxënësve nëpër klasa.

Ambienti shkollor dhe diskutimi i përbashkët mbi njohurit e mësuara janë element thelbësor në krijimin e klimës edukative për fëmijët në fazat e hershme të shkollimit.

Ne kem ditur të organizojmë shkollat edhe në kushte gati të pamundura dhe nën kërcënim të vazhdueshëm, kurse sot duket se me lehtësi e injrorojmë këtë sfidë duke e lënë “zgjidhjen” në duart e teknologjisë.

Duhet ta diskutojmë ndoshta përshtatjen e objekteve të caktuara në ambiente shkollore, në mënyrë që t’i përgjysmojmë klasat aktuale për t’i krijuar kushtet e distancës fizike. Paisja me dezinfektant e shkollave, vendosja e maskës dhe dorezave si dhe monitorimi në respektimin e ketyre masave mund dhe duhet të menaxhohet nga personeli i shkollës.

Po ashtu mund të diskutohet edhe mësimi i kombinuar, me orë të shkurtuara në mjediset shkollore dhe plotësim të tyre nëpërmjet mësimit online. Por, mos hapja totale e shkollave për nxënësit e shkollimit fillor do të ishte një gabim i pafalshëm e me pasoja afatgjata dhe të transemtueshme edhe tek gjeneratat e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori