LAJMI I FUNDIT:

Bilanci i COVID-19: 10 mijë të infektuar, e mbi 5 mijë të shëruar

Bilanci i COVID-19: 10 mijë të infektuar, e mbi 5 mijë të shëruar

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 por edhe i atyre që kanë humbur jetën nga ky virus, vazhdon të jetë i lartë.

Dje u shënuan 12 vdekje dhe 190 raste të reja me coronavirus në vend, duke quar në total numrin e të vdekurve në 315 dhe të të infektuarve në 10 mijë e 59.


Dymbëdhjetë të vdekur dhe 190 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë
Lexo po ashtu Dymbëdhjetë të vdekur dhe 190 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Por pavarësisht këtij bilanci të rëndë, dje pas një kohe të gjatë, kishim numrin më të lartë të të shëruarve. Sipas IKSHPK-së dje janë shëruar 197 qytetarë që ishin prekur nga COVID-19.

Deri më tani numri i të shëruarve ka arritur në 5 mijë e 802 kurse raste aktive janë 3 mijë e 942./Telegrafi/