Disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, janë parë dje në fshatin Karaçevë të Kamenicës, gjë që ka shqetësuar banorët e asaj pjese.
Lidhur me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka thënë për Telegrafin se rasti është duke u hetuar nga ana e KFOR-it.
“Që nga momenti kur është njoftuar për lëvizjen e forcave serbe brenda territorit të Kosovës jam në kontakte të vazhdueshme me kryeministrin Hoti dhe komandantin e KFOR-it, Risi. Po ashtu kam biseduar edhe me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati. Rasti është duke u hetuar nga KFOR-i dhe autoritetet vendore të sigurisë”, ka thënë Quni.
Quni më tej ka theksuar se nga ana e FSK-së janë duke u zbatuar veprimet e duhura, duke shtuar se së shpejti do të kemi raport të saktë lidhur me këtë ngjarje.
“Besoj se së shpejti do ta kemi raportin e saktë mbi natyrën dhe motivin e kësaj ngjarje. Nga ana e FSK-së janë duke u zbatuar veprimet e duhura nën drejtimin e komandantit të FSK-së, gjeneralit Rrahman Rama”, u shpreh Quni.
Lidhur me këtë rast ka pasur reagime të shumta nga pozita dhe opozita. Reagimi ka ardhur edhe nga kryeministri Avdullah Hoti i cili ka thënë se veprimet e tyre si Qeveri do të jenë në përputhje me Kushtetutën.
Ndryshe, Policia e Kosovës ka thënë në një përgjigje për Telegrafin se pas informacioneve të marra në lidhje me këtë rast, policia kufitare ka reaguar menjëherë duke patrulluar në këtë zonë, por sipas tyre nuk kanë hasur në ushtri të Serbisë.
Po ashtu, në lidhje me këtë thuhet se është njoftuar edhe KFOR-i.
“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A