Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.
“Ky veprim i toleruar nga Qeveria e Kosovës dhe KFOR është cenim i rëndë i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare. Është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territoriale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.
Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme”, thuhet në reagimin e PDK-së.
PDK ka theksuar se nevoja e relaksimit dhe mirëkuptimit të raporteve mes fqinjëve, nuk e arsyeton veprimin e futjes së ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.
“Është e kundërta e atij qëllimi, është provokim dhe cenim i sovranitetit. Në kohën kur udhëheqësit e lirisë, të shtetit dhe Kosova po goditen, pikërisht për luftën e drejtë kundër asaj ushtrie vrastare, nuk është momenti i eksperimenteve të tilla me simbolika që rikthejnë vetëm dhimbjen dhe terrorin për qytetarët e vendit.
Asnjë deklaratë, kurrë nuk është lëshuar nga ushtria dhe ndonjë lider institucional serb, kundër veprimeve gjenocidale të Serbisë mbi popullatën civile në Kosovë”, thuhet më tej në reagim.
Sipas PDK-së, veprimi i tillë me ushtri, pas gabimeve të qeverisë Kurti dhe Hoti, në futjen pa kontroll të konvojeve “mjekësore dhe humanitare” në emër të pandemisë, për paqen dhe të ardhmen e raporteve mes dy shteteve janë më shumë se gabim – rrezikim dhe rrënim i asaj çfarë është arritur deri më tani.
“Ftojmë qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cenoj të arriturat e deritanishme”, thekson PDK./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zjarr në Shtëpinë e pleqve në Çemersko, Jançev: Nuk ka të lënduar, personat janë dërguar në Spitalin e Kavadarit
Padi dhe suspendim nga puna për policin e RMV-së i cili e rrezikoi shefin e MPB-së
Del duarsh protesta në Tiranë, Arlind Qori përplaset me Adriatik Lapajn
Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Ndalohen tre inspektorë të ATK-së, dyshohet se morën ryshfet nga bizneset në Gjakovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet