LAJMI I FUNDIT:

Virologët gjermanë këshillojnë: Nxënësit me maska në fytyrë edhe gjatë orëve mësimore

Virologët gjermanë këshillojnë: Nxënësit me maska në fytyrë edhe gjatë orëve mësimore

Virologët kryesorë të Gjermanisë kanë thënë se vendosja e maskës në fytyrë në shkolla duhet të bëhet e detyrueshme, përfshirë gjatë orëve të mësimit, pasi shkollat do të rihapen pas pushimit të verës.

“Për shkak të rrezikut të vërtetë të infeksioneve midis nxënësve që janë asimptomatikë, ne ju kërkojmë që të mbani maskat në shkolla, përfshirë edhe gjatë mësimeve”, këshilluan virologët, raporton CNN.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu grupe më të vogla të nxënësve në klasa për të shmangur kontaktet ndërmjet studentëve, rritjen e masave për qarkullimin e ajrit në klasa dhe zgjatjen e pushimeve gjatë Krishtlindjeve në rast se do të kemi coronavirus edhe gjatë sezonit të dimrit, transmeton Telegrafi.


Gjermania është në proces të rihapjes së shkollave pas pushimeve të verës. Në fakt, shteti verilindor i Mecklenburg-Pomerania ishte i pari që ktheu fëmijët në klasa. Por, dy shkolla u mbyllën pasi u konfirmuan disa raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

“Ne po bëjmë paralajmërime pasi po mendohet se fëmijët nuk luajnë rol në pandeminë dhe infeksionet. Idetë e tilla nuk janë në përputhje me të dhënat shkencore”, shkruan virologët në letrën e tyre.

Ndryshe, Gjermania deri më tani ka regjistruar mbi 216 mijë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 9354 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

'I çmendur dhe i rrezikshëm' - Plani i Trumpit për Gazën dënohet nga aleatët dhe kundërshtarët

Amerika
Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Të shtëna armësh në Bruksel, persona me kallashnikov shtien në afërsi të metrosë – policia në kërkim të dyshuarve

Evropa
Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Policia suedeze thotë se sulmuesi që vrau dhjetë persona ka qëlluar veten, motivi mbetet i paqartë

Evropa
Trump thotë se SHBA-të do të marrin

Trump thotë se SHBA-të do të marrin "zonën e shkatërruar" të Gazës dhe do ta bëjnë atë "rivierën e Lindjes së Mesme"

Azia
Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si 'zgjidhja e vetme'

Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si 'zgjidhja e vetme'

Azia
Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Trump akuzohet se ka bërë thirrje për ‘spastrim etnik’

Amerika
Kalo në kategori