Reagimi ideal qeveritar ndaj COVID-19 do të ndërthurte politikën e testimit të Zelandës së Re, politikën e shkollave të Danimarkës dhe strategjinë e komunikimit të Ugandës, sipas një studimi që iu është bërë shteteve të ndryshme.
Hulumtimi nga Michael Barber, ish-këshilltar i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, dhe Idris Jala, i cili bëri një punë të ngjashme për Najib Razak të Malajzisë, kanë shikuar se si vende të ndryshme kanë trajtuar pandeminë globale në një përpjekje për të ndihmuar të tjerët të mësojnë nga më i suksesshmi, shkruan bloomberg.
Ndër shembujt që ata zgjodhën janë testimi i gjerë i Zelandës së Re, i cili ka parë më shumë se 7,000 teste për secilin rast të konfirmuar, dhe gjurmimin e kontaktit të Koresë së Jugut, i cili përdor të dhëna nga kamerat e sigurisë dhe transaksionet bankare për të ndjekur lëvizjet e njerëzve.
Vlerësohet shfrytëzimi i radio emisioneve në Ugandë për të informuar publikun në një vend me qasje të dobët në internet, së bashku me rihapjen e suksesshme të shkollave të Danimarkës, transmeton Telegrafi.
Por ata vërejnë se koordinimi midis vendeve ka qenë i dobët, veçanërisht kur krahasohet me krizën globale financiare të vitit 2008.
“Për herë të parë në histori, çdo qeverie në planet i është caktuar e njëjta detyrë shtëpie në të njëjtën kohë”, tha Barber në një intervistë. “Kjo duhej të ishte një mundësi e shkëlqyeshme për të mësuar globalisht, por çuditërisht nuk po ndodh”.
Kjo duhet të adresohet pasi bota po përgatitet të përballet me grupin tjetër të sfidave rreth shpërndarjes së vaksinave dhe paketave të shpëtimit ekonomik, tha ai.
Dhe jo çdo zgjidhje funksionon kudo. Programi i gjurmimit të kontaktit në Korenë e Jugut është shumë më tërheqës sesa në shumë shtete të botë. Megjithëse, Barber tregoi për një rrugëdalje të suksesshme në Australi, e cila miratoi ligje për privatësinë që siguroi njerëzit se të dhënat e tyre nuk do të keqpërdoren.
Dyshja gjithashtu kanë provuar të rendisin çdo vend se sa keq është prekur nga COVID-19 dhe sa mirë po rimëkëmben. Në krye të ligës së rimëkëmbjes ishin Tajlanda dhe Koreja e Jugut. Në fund gjenden Hondurasi dhe Bahamasi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City