Kanë vazhduar mospajtimet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosjes sa i përket pikës së fushëveprimit në Komisionin Hetimor për Privatizim në Kosovë. Derisa anëtarë të LVV-së kanë kërkuar që gjatë hetimeve të merren bazë edhe faktet për shpronësimet, ata të PDK-së po kërkojnë që të krijohet një komision hetimor i veçantë për shpronësim.
Liburn Aliu, anëtar i Komisionit Hetimor për Privatizimin nga Lëvizja Vetëvendosje tha se duhet të hetohet edhe shpronësimi nëse lidhet me privatizimin, në të kundërtën sipas tij kjo vetëm e mbulon krimin dhe nuk është hetim parlamentar.
“Nëse hetojmë që një nga motiv e një procesi të privatizimit me shkelje mund të jetë edhe shpronësimi që pason kemi të drejtë që për çështjen e caktuar edhe me shkua më tej. Natyrisht nuk kemi pse hetojmë shpronësim i cili nuk ka të bëjë me privatizimin, shpronësimi i pronës që nuk lidhet me privatizimin nuk kemi pse e hetojmë. Nëse kemi një shpronësim i një prone të cilës i ka paraprirë privatizimi nuk mund ta kuptoj logjikën pse të ndalohet inicimi i hetimit të mëtejmë në këtë drejtim… Më dëmshëm është me deklaru që po bën hetim parlamentar e realisht nuk bën, më mirë mos me bë hiq sesa me bë diçka që i themi hetim parlamenti e mos me qenë ashtu, sepse ajo e mbulon krimit dhe kjo është më keq”, tha ai.
Kësaj deklarate i reagoi Gazmend Bytyqi i PDK-së, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta paraqes para opinionit PDK-në sikurse nuk po donë të merren me shpronësim, por sipas tij kjo nuk qëndron.
Ai madje kërkoi që të iniciohet një komision hetimor parlamentar për shpronësim, e për këtë Bytyqi i garantoi edhe votat e PDK-së.
“Nëse ju si grup parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dëshironi që të shkojmë më tutje në këtë pjesë sepse për ne kjo është krejtësisht periferike po flasim ndoshta për 1 për qind të komplet procesit të privatizimit, ndërsa debatin po e bëjmë për këtë 1 për qindësh po e harrojmë 99 për qindëshin e krejt privatizimit të krejt ndërmarrjeve. Si formë e kësaj paraqitjes po del se ne si PDK po tentojmë gjithçka ndërsa në këtë pjesë nuk duam të futemi. Ne mendojmë se kjo që ju po tentoni me dhënë në këtë formë është e padrejtë dhe jo korrekte. Po ua propozoj edhe njëherë se nëse dëshironi të merreni me këtë pjesë urdhëroni iniciojeni i keni nënshkrimet do i keni edhe votat tona në Kuvend”, theksoi Bytyqi.
I pajtimit me bashkëpartiakun e tij ishte edhe deputeti Sejdi Hoxha i cili tha se Komisioni Hetimor Parlamentar për privatizim nuk e ka në mandat hetimin e procesit të shpronësimit, por atë të privatizimit.
“Të gjithë e dinë që ne kemi mandat ta hetojmë procesin e privatizimin e jo procesin e shpronësimit, privatizimit e ka bërë AKM dhe AKP dhe po duam ta hetojmë çka të doni rreth çështjes së privatizimit propozoni e fusim në fushëveprimin e këtij komisioni, por me mandat tonin e kemi mandat me hetua AKM dhe AKP, ndërsa shpronësimi juridikisht nuk bie as mbi AKM dhe as mbi AKP por mbi qeverinë e Kosovës dhe ministritë përkatëse”, tha ai.
E sqarime se kush merret me procesin e shpronësimit kërkoi deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha.
“Sa e kam kuptuar deputetin Hoxha ky po dëshiron me i nda apo po mendon se nuk lidhen këto dy gjëra sepse nuk po e di shpronësimi se a është agjencion e çka është, mirëpo po mendoj se në plan të veprimit ne nuk kemi këso a po insiston me e shkrua me kufizua këtu me fjalë saktë se nuk kemi të drejtë apo vetëm jemi duke debatua këtu sa për të folur diçka. Në rregull e respektojmë këtë t’i nuk je për të respektuar shpronësimet por ne nëse gjatë punës nëse hetojmë ndoshta hyjmë edhe i hetojmë edhe shpronësimet edhe kam dëshirë me e ditë dikush me më shpjegua çka janë shpronësimet kush është aty vëlla, kush është njeri”, u shpreh Berisha.
E sqarimet për këtë çështje deputeti të AAK-së ia dha deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.
Anëtarja e Komisionit Hetimor të Privatizimit nga LDK, Doruntinë Maloku për debatin në mes të PDK-së dhe LVV-së, tha se “dy palët e kanë mizën pas veshit”.
Ajo tha se çka del rrugës gjatë hetimit duhet të hetohet dhe të shkohet deri në fund.
“Po më duket sikurse dy palët keni miza pas veshit, njëra anë po e shfrytëzon karremin e privatizimit për të arritur diku është mirë me na tregua ku e keni qëllimin, tjera anë po heziton shumë për tu bërë kjo nuk po e di pse. Mirë është na sot me e miratua planin e punës edhe me fillua punën se çka del me u hetua ne duhet t’i shkojmë deri në fund”, tha ajo.
Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha.
“E tha Doruntina dy palët e keni mizën pas veshi bash për ta rrëzuar këtë konspiracion…Maloku: po duket thash …Hoxha: mirë por po duket e nuk po duket mirëpo të bie dhe nuk të bie e di që e ka një ndryshim por megjithatë është një lloj akuze. Mirë, mirë por unë i marr vesh këto Doruntinë. Mirëpo, për me i rrëzua këto teori konspirative po kërkojmë me e nis një iniciativë me bë hetim që doni edhe për shpronësim”, tha ai.
Pas këtij debati u votua edhe plani i punës të Komisioni Hetimor Parlamentar për privatizim dhe u vendos që deri në fund të kësaj jave të bëhet lista e personave që do të ftohen për intervistim. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara
Rizvanolli në Davos: Deri në vitin 2031 synojmë të ulim emetimin e gazrave serrë për 30% dhe të rrisim për 25% energjinë e ripërtërishme
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Sogojeva: Në vitin 2025 të ulet TVSH dhe të rregullohet çështja e kuponave fiskal
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar