LAJMI I FUNDIT:

Mbi 2.700 tonelata materie kimike “rrafshuan” Bejrutin, humbën jetën mbi 70 persona dhe mijëra tjerë u lënduan – shpërthimi u dëgjua edhe në Greqi  

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur sot kryeqytetin e Libanit, Bejrutin, ku si pasojë kanë humbur jetën 73 persona dhe mijëra tjerë janë lënduar, shkruan Daily Mail.

Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi ka njoftuar se më shumë se 3.700 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit në portin industrial të qytetit, ku kimikale të rrezikshme mbahen nëpër depo, transmeton Telegrafi.


Pamjet dramatike të filmuara rreth orës 6 pasdite, shfaqin tymin mbi zonën e goditur si dhe një re në formë kërpudhe që ngritet në ajër dhe mbulon tërë qytetin.

Presidenti libanez thërret takim urgjent të Këshillit Mbrojtës, raportohet se ka shpërthyer eksplozivi i konfiskuar në portin detar
Lexo po ashtu Presidenti libanez thërret takim urgjent të Këshillit Mbrojtës, raportohet se ka shpërthyer eksplozivi i konfiskuar në portin detar

Dëshmitarët okularë kanë treguar për përvojën e tyre nga ky shpërthim i fuqishëm që është dëgjuar madje 125 milje larg – në Greqi, shpërthim ky që ngjante me një sulm “me bombë bërthamore”.

Për shkak të zjarrit të madh ekipet e shumta të zjarrfikësve kishin dalë në terren, duke tentuar ta lokalizojnë zjarrin që kishte përfshirë shumë ndërtesa e shtëpi.

“Duket se ekziston një depo që ka materie që janë konfiskuar vite më parë dhe në mesin e tyre edhe një sasi tejet e madhe e eksplozivit”, ka deklaruar shefi i sigurisë Abbas Ibrahim.

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Është sikur në Hiroshima, zjarrfikësit që shkuan për ta shuar zjarrin janë zhdukur
Lexo po ashtu Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot: Është sikur në Hiroshima, zjarrfikësit që shkuan për ta shuar zjarrin janë zhdukur

Në anën tjetër ministri i Brendshëm pranoi se materiet kimike që ishin mbajtur në depo që nga viti 2004 mund të jenë shkak i shpërthimit, derisa ekspertët pajtohen se ato mund të kenë shkaktuar renë në formë kërpudhe.

Mediat lokale raportojnë se 2.700 tonelata kimikale kanë shpërthyer, duke bërë që një erë e “çuditshme” të përhapet në port dhe të alarmojnë zyrtarët shëndetësor për helmim masiv.

Kryeministri libanez Hassan Diab është zotuar se personat përgjegjës për këtë katastrofë do ta paguajnë çmimin e merituar – duke e shpallur të mërkurën ditë zie.

Babai i kapluar nga paniku bën gjithçka që ta mbrojë të birin nga shpërthimi në Bejrut, e fut nën tavolinë dhe e mbron me trup
Lexo po ashtu Babai i kapluar nga paniku bën gjithçka që ta mbrojë të birin nga shpërthimi në Bejrut, e fut nën tavolinë dhe e mbron me trup

Në anën tjetër, Izraeli ka mohuar çfarëdo përfshije në këtë incident, madje i është bashkuar vendeve si Britania e Madhe, Franca, SHBA-të dhe shtetet e Gjirit duke i ofruar ndihmë Libanit në kohën kur vendi po përballet me krizën më të madhe ekonomike dhe financiare.

Zyra e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe, ka bërë të ditur se punonjësit e ambasadës së tyre në Liban nuk kanë pësuar ndonjë lëndim nga ky shpërthim.

E me milje larg, ballkonet e ndërtesave janë shembur nga shpërthimi i fuqishëm, duke bërë që edhe xhamat të thyhen dhe të mbulojnë rrugët e qytetit.

Skena rrëqethëse nga Bejruti, “zhduket” e tërë lagjia pas shfaqjes së resë në formë kërpudhe – detaje nga shpërthimi në Liban
Lexo po ashtu Skena rrëqethëse nga Bejruti, “zhduket” e tërë lagjia pas shfaqjes së resë në formë kërpudhe – detaje nga shpërthimi në Liban

Aeroporti kryesor i Bejrutit që është gjashtë milje larg portit detar është dëmtuar nga shpërthimi, ku fotografi të publikuara më poshtë tregojnë se si pjesë të caktuara të objektit janë shembur.

Guvernatori i portit u ka thënë gazetarëve se nuk i di shkaqet e shpërthimit dhe se nuk ka parë dëme të tilla më parë në jetën e tij, duke i krahasuar këto skena me ato të Hiroshima dhe Nagasakit, ku këto qytete japoneze u sulmuan me bomba bërthamore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Charbel Haj, që punon në port tha se shpërthimi filloi me krismat e fishekzjarrëve dhe befasisht ndodhi edhe shpërthimi i fuqishëm.

Pasojat e shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, i tërë qyteti mbushet me rrënoja - spitalet mbingarkohen me të lënduar
Lexo po ashtu Pasojat e shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, i tërë qyteti mbushet me rrënoja - spitalet mbingarkohen me të lënduar

Imazhet e publikuar shfaqin ndërtesat e shkatërruara përreth portit, nga i cili praktikisht gjashtë milionë banorë fitojnë bukën e gojë nga importimi i ushqimit.

E nga shpërthimi e kanë pësuar edhe spitalet që janë mbingarkuar nga numri i madh i pacientëve që janë lënduar gjatë këtij shpërthimi. /Telegrafi/’

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori