Konstituohet Kuvendi–nisin bisedimet për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut
![Konstituohet Kuvendi–nisin bisedimet për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/08/kuvendi-i-maqedonise-1-780x439.png)
Të martën, më 4 gusht, u konstituua Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut, ku u verifikuan deputetët e rinj që fituan mandatet në zgjedhjet e 15 korrikut.
Seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nuk është mbajtur si zakonisht në sallën plenare, por në sallën e madhe të kupolës, ku janë siguruar kushte për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për frenimin e përhapjes së koronavrusit.
Për shkak të mungesës së kushteve në këtë sallë, votimi për konstituim nuk u realizua në mënyrë elektronike.
Në seancën konstituive ishin të pranishëm 117 deputetë të parlamentit me 120 ulëse. Të gjithë deputetët, para se të hynin në sallë, u detyruan që të dezinfektojnë duart dhe të mbajnë maska, si masa parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Në këtë seancë konstituive, nuk është propozuar emri i kryeparlamentarit të ri, pasi partitë politike ende nuk kanë marrëveshje për shumicën e re parlamentare dhe rrjedhimisht as marrëveshje se kush do ta udhëheqë kuvendin.
Njohësit e çështjeve politike thonë se bisedimet për sigurimin e shumicës parlamentare do të jenë të vështira, për faktin se dallimi në numrin e deputetëve ndërmjet partive politike, si në bllokun shqiptar, ashtu edhe në atë maqedonas, është shumë i vogël.
Menjëherë pas seancës konstitutive të parlamentit, lideri i Partisë Social-demokrate (LSDM), Zoran Zaev – partia e së cilit ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 15 korrikut – tha se nga sot, partia e tij do të nisë bisedimet për formimin e qeverisë së re.
Zaev tha se për qeverinë e re prioritet do të mbetet procesi i integrimeve evropiane, lufta kundër korrupsionit dhe rimëkëmbja ekonomike.
“Do të bisedojmë për qeverinë e re, e cila është e vendosur që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Çdo kush do të bartë përgjegjësi, pavarësisht a vjen nga partia, komuna, institucionet, a është ekspert, funksionar, i njohur ose i panjohur. Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë pjesës për pastrim të gjyqësorit dhe verifikimit të prejardhjes së parave dhe kapitalit te të gjithë funksionarët, nëpërmjet një sistemi që do të dakordohemi të gjithë”, tha Zaev.
I pyetur nga gazetarët rreth kërkesës për kryeministrin shqiptar, që e ka kërkuar partia shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), lideri i socialdemokratëve u përgjigj:
“Me 15 deputetë nuk fitohet kryeministri”, tha Zaev, duke hedhur poshtë mundësinë që kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar, ashtu siç ka kërkuar BDI-ja.
Ndërkaq, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha sekonstituimi i kuvendit i hap rrugë për bisedime, duke nënvizuar se ende nuk ka asgjë konkrete sa i përket formimit të shumicës së re parlamentare.
“Mendoj se nga sot gjërat mund të fillojnë për bisedime. Ende nuk ka diçka konkrete”, tha Ahmeti.
Edhe lideri i partisë maqedonase, OBRM-PDUKM, Hristian Mickovski – partia e së cilit ka vetëm dy deputetë më pak se koalicioni ndërmjet LSDM-së dhe Lëvizjes Besa – tha se do të angazhohet që të formojë shumicën parlamentare.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë që qeveria e re të drejtohet nga OBRM-PDUKM-ja, duke lënë të hapur mundësinë që kjo qeveri të ketë përkrahjen edhe të një pjese të deputetëve socialdemokratë.
“OBRM-PDUKM në periudhën e ardhshme do të përqendrohet në formimin e një shumice parlamentare, e cila do përqendrohet në zgjidhjen e të gjitha problemeve, që nënkupton të jetë (qeveri) për të gjithë qytetarët, duke pasur në fokus menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19”, tha Mickovski.
Ndryshe, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Lidhja Social-demokrate, në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Besa, siguruan 46 deputetë. OBRM-PDUKM-ja fitoi 44 mandate, BDI-ja 15 deputetë, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 deputetë. Ndërkaq, partia e majtë, Levica fitoi 2 deputetë dhe Partia Demokratike Shqiptare në Kuvendin e ri të Maqedonisë së Veriut do të ketë një deputet./REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739028772-e1739029800931-780x439.jpg)
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
![KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-1-780x439.jpg)
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bedri-hamza-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti