LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Maskat në Kosovë janë bërë biznes, askush nuk garanton për cilësinë e tyre

Haxhiu: Maskat në Kosovë janë bërë biznes, askush nuk garanton për cilësinë e tyre

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se qeveria aktuale dhe ajo paraprake kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë.

Haxhiu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se maskat në Kosovë janë bërë biznes.


“Çfarë garancioni kemi për këto maska. Kush i ka prodhuar këto maska që gjenden në treg?!”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haxhiu thotë se maskat duhet të licencohen bashkë me kompanitë që i sjellin në Kosovë.

“90 për qind e maskave që po vijnë në Kosovë janë prodhim kinez. U mbetet institucioneve ta vlerësojnë cilësinë e tyre”.

Ai thotë se ministri i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili ka refuzuar një donacion të maskave pasi nuk kishin plotësuar kriteret e cilësisë.

Deputeti i PDK-së thotë se situata momentale po menaxhohet vetëm falë investimeve të PDK-së në shëndetësi dhe personelit të mirë shëndetësorë.

“Edhe kjo qeveri edhe ajo paraprake kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë”, deklaroi ndër të tjera Bekim Haxhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori