LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria e Maqedonisë heton bombat e publikuara në periudhën parazgjedhore

Prokuroria e Maqedonisë heton bombat e publikuara në periudhën parazgjedhore

Pesëmbëdhjetë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ende nuk është zbardhur se kush publikonte regjistrime të përgjuara në periudhën parazgjedhore. Regjistrime të reja të paligjshme në internet nuk ka. Ky proces i qërimit politik të hesapeve përfundoi me votimin më 15 korrik. Por, bisedat e publikuara ende qëndrojnë në kanalin e “Youtube”-s. Nga Prokuroria për Alsat bënë të ditur se janë duk hetuar – kush, si dhe pse i ka publikuar regjistrimet në të cilat aktorë kryesorë ishin liderët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

“Deri te Prokuroria Themelore në Shkup MPB-ja ka parashtruar lajmërim me shkrim për zbatimin e kallëzimit penal lidhur me regjistrimet që ishin publikuar në disa kanale të Youtube gjatë fushatës parazgjedhore. Duke vepruar sipas lajmërimit me shkrim, janë duke u bërë kontrolle për të përcaktuar cilët persona i kanë çelur kanalet në Youtube dhe i kanë publikuar bisedat e regjistruara. Njëherësh, janë duke u bërë edhe kontrolle të tjera për përcaktimin e gjendjes faktike. Varësisht nga faktet e përcaktuara dhe dëshmitë e siguruara, Prokuroria Publike do të vendosë në përputhje me Ligjin për procedurë penale – thonë nga Prokuroria Themelore Publike.


Nga dita e parë e fushatës zgjedhore, filloi edhe publikimi i regjistrimeve të paligjshme nga liderët e partive. Ndonëse edhe LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE-ja përgënjeshtruan se si subjekte qëndrojnë pas publikimit të “bombave”, megjithatë procesi i diskreditimit politik mes tyre shkonte në mënyrë të koordinuar. Nëse do të ishte publikuar regjistrim për Mickoskin, në mënyrë të shpejtuar pas vetëm disa orëve, vijonte edhe material audio për Zaevin dhe anasjelltas. Në internet publikoheshin pjesë parciale të takimeve të dy liderëve. Zoran Zaevi bisedon me djalin e ish-kundërzbuluesit Zoran Verushevski, derisa për Mickoskin dolën disa pjesë të bisedave që i ka zhvilluar me të dënuarin Zoran Milevski – Kiçeec, por edhe me tetë deputetët e përjashtuar të OBRM-PDUKM-së, të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori