Një zyrtar amerikan i sigurisë tha se disa hakerë të lidhur me qeverinë kineze, vunë në shënjestër më herët këtë vit kompaninë bioteknike Moderna Inc, që merret me kërkime për vaksinën e coronavirusit, në përpjekje për të vjedhur të dhënat.
Javën e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi ngritjen e akuzave për spiunazh ndaj dy shtetasve kinezë, duke përmendur se në shënjestër të tyre ishin tre objektiva të panjohura në SHBA që merreshin me kërkime mjekësore për të luftuar pandeminë COVID-19.
Në aktakuzë thuhet se në janar hakerat kinezë “kryen vëzhgime” ndaj rrjetit kompjuterik të një firme bioteknike në shtetin Masaçusets, e cila dihet që merret me kërkime për vaksinën.
Moderna, e cila e ka qendrën në Masaçusets dhe ka njoftuar se po zhvillon njërën nga vaksinat kandidate, konfirmoi se kishte qenë në kontakt me FBI-në dhe ishte vënë në dijeni të aktiviteteve të dyshuara të hakerëve.
Ekspertët e sigurisë në internet thonë se aktivitetet e vëzhgimit nga hakerët mund të përfshijnë një gamë të gjerë veprimesh, përfshirë hyrjen në faqet publike online për të gjetur të çara ku mund të depërtojnë e deri te përpjekjet për të zbuluar informacionin e llogarive të rëndësishme online.
“Moderna mbetet shumë vigjilente ndaj kërcënimeve të mundshme në internet”, tha zëdhënësi i kompanisë Ray Jordan, duke mos dhënë hollësi të tjera.
As zyrtari amerikan i sigurisë nuk dha hollësi.
FBI dhe Departamenti amerikan i Shëndetësisë nuk pranuan të zbulojnë identitetet e kompanive të vëna në shënjestër nga hakerat kinezë.
Vaksina për të cilën po punon Moderna është ndër kandidatet më të hershme dhe administrata Trump ka varur mjaft shpresa te kjo kompani për të luftuar pandeminë. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles