LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet mbyllja e deponisë Rusino në Gostivar

Kërkohet mbyllja e deponisë Rusino në Gostivar

Banorët e Gostivarit kanë vendosur linjë të kuqe për deponinë Rusino. Kërkesa e vetme mbetet dislokimi i së njëjtës, dhe ata nuk pajtohen me zgjidhje tjetër. Iniciativa qytetare “Stop Rusino, ajër të pastër për Gostivarin”, ka dalë me kërkesa të qarta drejtuar Komunës së Gostivarit. “Menjëherë kërkojmë që të ndalohet ndezja e mbeturinave, po ashtu kërkojmë që të mbyllet deponia Rusino, ajo është mbeturinë dhe nuk ka asgjë të përbashkët me një deponi, si dhe pastrimi i tërësishëm i së njëjtës, ngase në të ardhmen kjo do të paraqet një katastrofë ekologjike për Gostivarin dhe rrethinën”, thotë Bujar Keci, nga Inicitiva qytetare “Stop Rusino, ajër të pastër për Gostivarin”.

Nga kjo iniciativë janë të vendosur që kërkesat e tyre t`i realizojnë deri në fund. “Kompromis me shëndetin e qytetarëve nuk ka, kjo është me rëndësi të dihet, sepse është një gjendje faktike atje pasi që bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve”, pohon ai.


Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, disa herë ka thënë se Komunës së Gostivarit i janë marrë kompetencat për të menaxhuar me deponinë Rusino. Por ditë më parë, Qeveria e ka demantuar këtë informacion. “Qeveria nuk i ka marrë asnjë kompetencë asnjë komune në sferën e menaxhimit të mbeturinave”, njoftuan shkurt nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më tej, nga Qeveria kishin formuar se për rajonin e Pollogut është në rrjedhë e sipër projekti për të ndërtuar një deponi moderne në vlerë prej 10 milion franga. Deri në fillimin e funksionimit të Ndërmarrjes publike rajonale “ZJP Rusino / Polog” dhe aktivitetet e projektit për ndërtimin e Rusino në një deponi standarde me të gjitha masat mbrojtëse shoqëruese në përputhje me ligjin, detyrimi për të operuar vendndodhjen ekzistuese në Rusino është ende përgjegjësi e Gostivar dhe NKP Komunalec nga Gostivari, thonë nga Qeveria. “Komuna e Gostivarit, përmes NKP Komunalec nga Gostivari është e detyruar të arkëtojë për secilin ton mbeturinat e depozituara në Rusino, dhe me ato fonde të mirëmbajë vendndodhjen, me kushte minimale teknike për mbrojtjen e mjedisit, duke parandaluar hyrjen e personave joformal, për tu siguruar nga zjarret dhe të ngjashme”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në ndërkohë, mbeturinat në deponinë Rusino vazhdojnë të digjen çdo ditë. Ambientalistët vazhdojnë të insistojnë se gjendja është alarmante dhe paralajmërojnë se kjo do të ndikojë në shëndetin e qytetarëve. Iniciativa qytetare “Stop Rusino, ajër të pastër për Gostivarin” vazhdon të insistojë se duhet që të gjendet zgjidhje për këtë deponi. “Ne si banorë të Gostivarit, jemi lënë në mëshirë të fatit si nga Qeveria po ashtu edhe nga Komuna. Kërkojmë që të ndërpritet hedhja e mbeturinave në këtë vend. Njoftojmë se do të marrim masa më radikale deri në bllokim të së njëjtës, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër. Rruga do të bllokohet për kamionët që sjellin mbeturina, kurse për automjetet tjera rruga do të jetë e hapur. Institucionet duhet që të pastrojnë deponinë, mbeturinat të largohen, të pastrohen ujërat nëntokësorë dhe kjo deponi të mbyllet”, pohojnë nga Iniciativa qytetare “Stop Rusino, ajër të pastër për Gostivarin”.

Stacionet matëse me gjendjen e ajrit në Gostivar tregojnë se është rritur niveli i ndotjes. Qytetarët thonë se kur deponia ndizet dhe përfshihet nga zjarri, brenda në qytet vështirësohet frymëmarrja. /koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori