Janë dy kategori të fëmijëve: ata që tërë ditën rrinë në rrugë, që prej 8 të mëngjesit e deri në mesnatë dhe kategoria tjetër që rrinë mbyllur në shtëpi e ‘online’
Shkruan: Behare Bajraktari
gazetare
Sipas disa hulumtimeve të fundit, të cilat edhe sugjerojnë që personat që e tejkalojnë COVID-19 nëse merren me aktivitete sportive apo me aktivitete fizike do ta tejkalojnë me shpejt edhe do të jenë më të shëndetshëm. E, më pak të prekur janë sportistët si për nga aspekti shëndetësor, ashtu edhe për nga respektimi i masave dhe disiplinës së tyre.
Ndërsa krejt ndryshe vendos ministri i Shëndetësisë, madje fare pa u konsultuar edhe me institucionet që i njohin më mirë rrethanat. Pra, më 30 korrik merret vendimi për mbylljen e qendrave rekreative sportive, si në ambiente të hapura, ashtu edhe të mbyllura. Sportistëve u ndalohet të bëjnë stërvitjet e tyre.
Përveç në rastin e fundit që pishinat e mbyllura hapen ndërsa qendrat rekreative – në këtë rast futbolli dhe sportet e tjera në fushë të hapur, mbyllen.
Lejohet hapja e kafeneve ku shkon secili edhe pse në shumicën e prej tyre nuk zbatohen masat për ndalimin e përhapjes së coronavirusit, ndërsa mbyllen qendrat reakreative/sportive.
E, në këto qendra shkojnë njerëz të caktuar, z. Ministër! Nuk mund të shkoj kushdo, por as kurdo.
P.sh, Ministër: në një klub futbolli për fëmijë, s’mund të hyjnë në fushë ata që shkojnë në kafene apo restorante. Ato vende janë specifike vetëm për sportistë, në këtë rast vetëm për fëmijët. Pra, sallat e palestrave, që janë ambiente të mbyllura, hapen, ndërsa qendrat rekreative sportive në ambiente të hapura, mbyllen.
Pra, me këto vendime po i bie që coronavirusi vepron me listë, me radhë, një herë infekton ata, e pasi Qeveria t’i mbyll, pastaj kthehet tek këta. (Satirë)
Fëmijët janë pa kurse, pa shkollë, pa asnjë aktivitet fare dhe nëse u ndalet edhe aktiviteti sportiv, do të kenë pasoja të mëdha dhe të pakthyeshme.
Sigurisht, ju s’do të merrni përgjegjësi për asnjë pasojë, përveç prindërve të tyre.
Ministër, aktualisht janë dy kategori të fëmijëve: ata që tërë ditën rrinë në rrugë, që prej 8 të mëngjesit e deri në mesnatë dhe kategoria tjetër që rrinë mbyllë në shtëpi online.
Pra, që të dyja kategoritë janë të rrezikuara dhe nëse edhe sportin ua mbyllni fëmijët do të rrezikojnë të shkatërrohen si në aspektin fizik, gjithashtu dhe në atë mendor e emocional.
Nëse ju po gjykoni se në qendrat rekreative infektohen me coronavirus prindërit ose familjarët e tyre çdo ditë shkojnë në punë dhe dalin nëpër kafene, ose edhe shkojnë për pushime në Shqipëri dhe Mal të Zi, pra fëmijët nuk infektohen nëpër klube sporti, z. Ministër!
Vetëm pas presionit dhe kritikave të shumta ju tashmë lejuat hapjen e çerdheve/kopshteve, varësisht prej vendimit që do të marrin komunat. Shumë prindër u detyruan të bëjnë zgjidhje të pakëndshme gjatë kësaj periudhe. Ata me fëmijët e tyre janë në kontakt dhe i dërgojnë tek gjyshërit. E, siç dihet, të moshuarit janë kategori e ndjeshme ndaj coronavirusit. Por, as në këtë rast me këtë vendim të moshuarit nuk arritët t’i mbroni, nëse e patët këtë qëllim.
Disa prindër humbën vendet e tyre të punës, sepse s’patën ku t’i linin fëmijët e tyre … edhe disa të tjerë që nuk patën asnjë familjar afër që të kujdeseshin për fëmijët e tyre … shtoja kësaj situate edhe prindërit vetushqyes.
Pra, ju, Ministër, edhe të tjerët rreth jush, nuk menduat seriozisht për vendimet që morët.
Por, në këtë listën e përgjegjësive është edhe ministri i Arsimit, përveç zyrtarëve të tjerë.
Ministër, janë vetëm edhe 31 ditë që i ndan fëmijët nga fillimi i vitit të ri shkollor. Kohë më parë i pari i Arsimit tha se që gjasat janë të vogla që as në shtator të fillojë mësimi.
Ministër, ju jeni aty për të gjetur zgjidhje më të mira, e jo për të krijuar dyshime e pasiguri. A mund të bëhet mësimi me gjysmën e nxënësve në klasë? Për shembull, nëse klasa i ka 30 nxënës, 15 të shkojnë një ditë dhe 15 të tjerët ditën tjetër. Ose, 15 nxënës një javë dhe 15 nxënës javën tjetër. Kështu mund ta ruajnë distancën fizike duke mbajtur edhe higjienë personale me dezinfektues dhe larje të shpeshta të duarve.
Fëmijët s’mund të vazhdojnë më me shkollën online. Mbase zyrtarët burokratë janë të lumtur që arritën të bëjnë diçka, por kjo ishte asgjë fare.
Kishte shumë arsimtarë që s’dinin të përdornin as pajisjet kompjuterike; kishte shumë nxënës që nuk kishin pajisje teknologjike për të vijuar mësimin, ndërsa ju zyrtarët “krenar” nuk mund ta dëshmoni suksesin.
Ka pasur shumë studentë që gjatë ligjëratave monotone ia kanë futur gjumit, ka pasur shumë raste kur dikush tjetër ua ka bërë nxënësve detyrat, ashtu siç mësueset në TV vetëm i lexonin detyrat.
Veç sa për lexim dhe përshkrim detyrash, më mirë mos të qohet koha dëm.
Fëmijët duhet të kthehen në shkollë, nëse kjo nuk ndodhë, ata do të humbin shumë.
Ja, po flas për dy nivele të nxënësve:
Në mësimin e çaluar online nxënësit e klasës së parë, fare s’e kanë pasur idenë e mësimit, shumë prindër kanë treguar që fëmijët gjatë orëve online kanë vizatur, kanë luajtur me lodra apo gjëra të tjera, por s’e kanë pasur idenë çfarë është ai lloj mësimi. Për ata është humbje. Bëjuni një test dhe do ta kuptoni se a kanë mësuar ndonjë gjë!
Edhe më shumë humbje do të jetë për nxënësit që e fillojnë sivjet klasën e gjashtë.
Fëmijët nuk e kanë takuar dhe as e njohin asnjë arsimtar. Kujdestarin apo kujdestaren e klasës nuk e njohin, e as kujdestari apo kujdestarja e klasës nuk i njeh ata, nuk i kupton dhe, natyrisht, s’do të dijë si t’i vlerësojë në mësimin online.
Nëse janë 12 lëndë, do të jenë 12 arsimtarë. Për nxënësit e kësaj moshe, me arsimtar dhe lëndë të panjohura, fare s’do të jetë motivues as mësimi e as përqendrimi. Ata do të ndjehen të përhumbur në mësimin online. Ky vit do të jetë vit dhe mësim i humbur.
Pra, Ministër, fëmijët duhet të kthehen në shkollë. Ju, jeni aty për të krijuar mundësi, e jo për të kundërtën.
Të kthehemi në kohën para se të ndërpritej mësimi i rregullt më 11 mars, para se të shpallej gjendja pandemike.
Ka shumë raste e shembuj, unë po ua tregojë vetëm një: Në të njëjtën paralele, njëra klasë kishe bërë rreth 300 mungesa për pak ditë që kishin munguar nxënësit, sepse ishin të sëmurë me grip, sepse në atë periudhë zyrtarisht nuk ishte pandemia e coronavirusit, dhe në klasën tjetër nuk kishte asnjë mungesë sepse s’kishte të sëmurë me grip. Tashti, sipas informatave dhe shenjave, ne mund të themi që e kanë pasur coronavirusin, por kjo nuk është vërtetuar dhe mbetet vetëm dyshim … duhet të themi se ka qenë vetëm grip sezonal (…)
Pra, tash s’e dimë a jemi në valën e dytë apo në valën e tretë të coronavirusit, z. Ministër, sepse valën e parë, me sa po vërtetohet, e paskemi kaluar moti.
Por shkollat duhet të hapen, s’mund të pranohet si arsyetim se për t’u hapur shkollat na duhen 1 milion euro për dezinfektim.
Pra, z. Ministër, taksat tona duhet të shkojnë për shkolla, për dezinfektim dhe për masat mbrojtëse. Fëmijët tanë s’mund të rrinë të mbyllura edhe më tej. U bënë 4 muaj pa mësim, pa shkolla, pa kontakte me shokë e shoqe, pa vijim normal të jetës së tyre shkollore … dhe jo vetëm.
Nëse ndalohet shkolla për shkak se Qeveria s’mund të ndaj para për dezinfektim, siç është thënë gjatë muajit maj, kjo është skandaloze.
Nëse keni frikë që në shkolla infektohen, po ju them se fëmijët tërë ditën rrinë nëpër oborre të banesave kokë më kokë. Fëmijët rrinë nëpër lagje tërë ditën e lume, hanë e pinë bashkë. E, ata fëmijë, siç mund ta merrni me mend nuk janë të së njëjtës familje.
Siç tregoi një banor i lagjes “Ulpiana” në Prishtinë, gjersa i shihte nga ballkoni, tha: “Katër fëmijë e lëpinin një akullore”. Pra, pse coronavirusi ju ngjitet veç në shkollë, e jo edhe në lagje, jo në shtëpi, e jo edhe kur shkojnë të njëri-tjetri mysafir nëpër familjarë, shoqëri e miqësi?
Pyeteni shefin IKSHPK, z. Ramadanin, pyetni epidemiologët për këto sjelljet shoqërore të fëmijëve.
Pra, me coronavirus fëmijët infektohen veç në shkolla, por jo nëse janë 50 veta në restorante e dasma, apo si është…?
Me një fjalë, coronavirusi po i pret fëmijët te dera e shkollës, por jo te dera e restoranteve, zyrave, e as te sallonet e bukurisë… etj.
Me këto veprime ju po leni të nënkuptohet se coronavirusi infekton veç në institucione shtetërore dhe publike, po në ato private jo.
Ose diku po, e diku jo. Po të ishte kështu coronavirusi do të infektonte shumë zyrtar të institucioneve të cilët në masë të madhe nuk i kanë respektuar masat kundër- COVID-19.
Ne jemi duke u mësuar që edhe një periudhë do ta kemi në mesin tonë corona virusin apo siç po thonë studiuesit mund ta kemi edhe përgjithmonë. E, hapjen e shkollave veç mund ta vononi, e humbja do të jetë e madhe, por mbyllja e shkollave nuk do të mund të bëhet deri në verën e vitit 2021, ashtu siç po thonë ekspertët gjermanë që në atë kohë mund të përdoret vaksina. Apo ndoshta dikush beson që 10 gushti i vaksinës ruse do ta sjellë çlirimin nga coronavirusi.
A mund të rrinë jashtë shkollave nxënësit deri verën e vitit 2021?
Këtë letër ua drejtoj të gjithë zyrtarëve të shtetit, qeveritarëve dhe deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
Për shkak të përgjegjësive direkte që kanë, ju drejtohem:
Ministrit të Shëndetësisë, z.Armend Zemaj
Ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, z Ramë Likaj
Kryeministri të Kosovës, z.Abdullah Hoti
Ju lutem, mos i mbyllni qendrat rekreative – sportive sepse është e vetmja mundësi e fëmijëve për këtë kohë të mbylljes totale.
Ju lutem, krijoni sa më shpjet plane që shtatori të fillojë me mësim në shkolla!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A