LAJMI I FUNDIT:

Sarri ankohet në orarin e ngjeshur para Ligës së Kampionëve: Juventusi mund të luajë me ekipin U23 ndaj Romës

Sarri ankohet në orarin e ngjeshur para Ligës së Kampionëve: Juventusi mund të luajë me ekipin U23 ndaj Romës

Maurizio Sarri e pranon se është gati të luajë me ekipin U-23 të Juventusit kundër Romës pas humbjes 2-0 ndaj Cagliari.

Bianconerët tashmë kishin siguruar titullin e Serisë A dhe kishin bërë rotacion në skuadër për udhëtimin në Sardenjë, por prapë shpresonin për më mirë sesa një humbje 2-0.


Pas humbjes, trajneri Sarri është ankuar në orarin e ngjeshur dhe ka thënë se ai mund të luajë me ekipin e të rinjve ndaj Romës, për t’i dhënë pushim titullarëve para takimit kthyes me Lyonin në Ligën e Kampionëve.

Cagliari fiton me rezultat bindës ndaj Juventusi
Lexo po ashtu Cagliari fiton me rezultat bindës ndaj Juventusi

“Problemi është se ne jemi ekipi i vetëm në Evropë i cili do të duhet të luajë pesë herë në 12 ditë”, ka thënë fillimisht Sarri për DAZN.

“Ne do të shohim se si jemi nesër dhe nëse duhet të shikojmë nëse është e përshtatshme të luajmë me ekipin U23 në fundjavë ndaj Romës, në mënyrë që të gjithë të marrin pak pushim”, përfundoi trajner i Juves.

Ndryshe, Juventusi do ta pres në shtëpi Lyonin me datë 7 gusht dhe do t’i duhet të shkrijë një epërsi prej 0-1. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

Super Liga
Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Përfaqësueset
Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Superliga
De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

La Liga
Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

La Liga
Kalo në kategori