Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka ftuar Qeverinë e vendit që urgjentisht të shprehë masa administrative ligjore ndaj kategorisë qytetare të cilët nuk po respektojnë masat Anti-COVID.
Në një intervistë për ‘RADIO 1’, Kelmendi ka dhënë edhe propozim udhëzimet e daljes së vendit nga situata e rënduar shëndetësore dhe ekonomike.
“Të gjitha institucionet shëndetësore janë të ngarkuara. Do të vij momenti kur nuk do ketë hapësirë për ndihmë. I frikësohem momentit, sikur në Itali, kur nga njëri pacient e merr dhe ja bartë tjetrit aspiratorin, sepse nuk do ketë për të gjithë. Andaj masat duhet ashpërsuar. Qytetarët i parapëlqejnë apelet dhe duhet të ndodhin apelet dhe fushatat nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK-ja dhe të tjerë, por mos harroni pa masa administrative ligjore, efekt ka shumë pak, po e shihni edhe vet. Po flas për masa ligjore administrative ndaj atyre që nuk i respektojnë masat. Vetëm me këtë formë ne i ja dalim të ruajmë shëndetin e asaj pjese të qytetarëve, të cilët i respektojnë masat”, tha Kelmendi.
Kelmendi thotë se Qeveria e vendit në asnjë rrethanë nuk guxon të kontribuojë dhe ta lëshoi vetën në veprime të cilat ndikojnë që qytetari të humbë besimin në vendimet e saj.
Ai potencon se pjesa e qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat shëndetësore, janë fajtori kryesor i rrezikimit të shëndetit të pjesës tjetër e cila respekton këto masa dhe po ashtu janë fajtori kryesor i rrezikimit të ekonomisë.
“Të gjitha masat tjera, përveç masave radikale janë të pavlera. Pa masa administrative, zbehet autoriteti implementiv i masave adekuate të nxjerra nga vet mekanizmat institucional. Qytetari nuk guxon me humbë besimin në vendimet e Qeverisë. Qeveria duhet të jetë shumë më e prerë. Qeveria duhet ta kuptojë që nuk ka mundësi që Policia dhe inspektorët të jenë në çdo pore të jetës së qytetarit. Pra prapë po kthehem, pjesa që nuk po respekton masat, së pari po rrezikon qytetarët e ndërgjegjshëm, e të cilët janë prindërit e tyre, familjarët e tyre ndoshta dhe po ashtu njëjtë po rrezikon ekonominë, shëndetin e ekonomisë. E shëndeti ekonomik është e ardhmja jonë stabile jetësore”, theksoi Kelmendi.
‘Huazimi nga fondi pensional, nuk ka ndonjë efekt cilësorë, nëse krahas kësaj shteti nuk hynë në një kredi, huazimi vetëm nga Fondi Pensional, sipas Kelmendi vetëm sa e thellon diferencën në mes të të varfrit dhe të pasurit.
“Shteti duhet të hyjë në kredi. Përveç huazimit nga Fondi pensional i cili e shton diferencën në mes të varfërit dhe të pasurit. Kjo për arsye se 10% e një të ardhure personale me 250 euro, apo 10 % i një page në institucione mbi 700 euro, sërish ka dallim. Prandaj ata që kanë mjete më të mëdha sot, do marrin më tepër se sa qytetarët që kanë mjete më pak e ju duhen më shumë. Prandaj kjo diferencë e krijuar pastaj do krijojë një dëm në stabilitetin ekonomik e politik. Pra këtu edhe qëndron problemi dhe për të eliminuar këtë problem këtë diferencë, jam i sigurt se rrugëdalja është që shteti të marrë kredi dhe me atë të bëjë ndarje proporcionale për kokë banori, 50 euro, 100 euro apo edhe më tepër. Krejt kjo do të nxiste edhe konsumin dhe do ngjallte ekonominë. Krejt kjo përfundon diku me një kredi –borxh me rreth 300 milion euro, e që ju garantoj se për Qeverinë është kredi ose borxh minor. Shteti jonë është shteti me më së pakti borxhe në rajon dhe 300 milionëshi nuk rrezikon asgjë”, thotë ai.
Sipas Kelmendit mosveprimi në kohë i mekanizmave institucional ka ndikuar që edhe ardhja e bashkatdhetarëve të mos ndodhë sikur viteve të kaluara.
“Ardhja e bashkatdhetarëve do ishte më ndryshe, po që se masat do ishin më radikale diku nga fillimi i muajit Qershor. Kjo është realja, ndërsa dëshira ime do ishte që bashkatdhetarët kur të vijnë të shohin një Kosovë pa maska, një Kosovë pa pandemi, një Kosovë ku do të mundë të shkonin në ahengje dhe të kryenin një ceremoni bashkimi familjarë që ndoshta ata e presin për një jetë të tërë. Pra nuk kam dëshirë që ata ta shohin Kosovën ashtu siç nuk po kam dëshirë ta shoh as vet. Mungesa e bashkatdhetarëve do të na shkaktojë një traumë të jashtëzakonshme financiare. Mos harroni sepse dikush iu di e dikush po harron. Në këtë periudhë kohore, viteve të shkuara, për vetëm 30 ditë, mërgata jonë në Kosovë ka bërë shpenzim për rreth 500 milion euro.”-përfundoi Kelmendi./Njëshi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje