Një nga pesë pacientë që ishin të shtruar kohët e fundit në spitalet e Gjermanisë ishin të prekur nga coronavirusi gjersa shkalla e vdekjes është rritur në 53 për qind tek personat që ishin në respirator, tregoi një studim.
Këto të dhëna janë marrë nga gjithsej 10 mijë pacientë që qëndrojnë në 930 spitale gjermane midis 26 shkurtit dhe 19 prillit që u analizuan nga Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësi Emergjente, Universiteti Teknik i Berlinit dhe një degë e grupit të sigurimeve shëndetësore AOK, WidO, shkruan local.de.
Pacientët meshkuj të shtruar në spital kishin një vdekshmëri më të lartë se femrat, me 25 kundrejt 19 për qind, ndërsa pacientët e moshuar ishin dukshëm më të prekshëm dhe 27 për qind e pacientëve në të 70-at e tyre vdiqën, dhe 38 për qind e atyre mbi 80 nuk arritën të shërohen, transmeton Telegrafi.
“Shkalla e lartë e vdekshmërisë tregon qartë se një numër relativisht i madh i pacientëve me sëmundje të rëndë janë trajtuar në spitale”, tha Juergen Klauber, drejtor i WidO-së.
“Një rrjedhë e tillë serioze e sëmundjes ka prekur më së shumti njerëz të moshuar dhe njerëz, shëndeti i të cilëve tashmë është kompromentuar, por gjithashtu ka ndodhur edhe me pacientët më të rinj”, paralajmëroi ai, duke u bërë thirrje njerëzve të marrin masa paraprake për të parandaluar infeksione të reja.
Nga 10.021 pacientë, 1,727 ishin vendosur në një respirator. Dhe ndërsa burrat u vunë në respirator dy herë më shpesh, vdekshmëria u shpërnda në mënyrë të ngjashme midis gjinive, raporton studimi.
Me sezonin turistik në zhvillim, zyrtarët shtetëror gjermanë kanë filluar të shqetësohen pasi numri i të infektuarve ka filluar të rritet gjatë javëve të fundit.
Ndryshe, Gjermania deri më sot ka regjistruar gjithsej 206.926 të infektuar dhe 9,128 të vdekur si shkaktar COVID-19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
Ç'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?
Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?