LAJMI I FUNDIT:

Bie besimi i rusëve për Vladimir Putinin, niveli më i ulët që nga 2017-ta

Bie besimi i rusëve për Vladimir Putinin, niveli më i ulët që nga 2017-ta

Besimi i rusëve në presidentin Vladimir Putin gjatë muajit korrik ka rënë në një nivel të ri, deri sa dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë kundër Kremlinit.

Sipas rezultateve të publikuara rishtazi nga Levada Center, vetëm 23 për qind e të anketuarve e vlerësuar Putinin kur u pyetën të përcaktojnë se cilit politikan i besojnë më shumë, përcjell Telegrafi.


Kjo shifër është më pak se gjysma e asaj që ishte në muajin nëntor të vitit 2017, kur 59 për qind e të anketuarve rus e emëruan Putinin si politikanin të cilit i besojnë më shumë dhe 3 pikë përqindje më të ulët se sa ishte muajin e kaluar.

Levada këtë sondazh e zhvilloi me 1,617 rusë midis periudhës 24-25 korrik.

"Dorëheqje, hajdut!": Protesta masive kundër Vladimir Putinit në Rusi
Lexo po ashtu "Dorëheqje, hajdut!": Protesta masive kundër Vladimir Putinit në Rusi

Protesta masive në rajonin e Khabarovskit, shpërtheu këtë muaj pas arrestimit të guvernatorit të saj popullor Sergei Furgal dhe zëvendësimin e tij me një ligjvënës të emëruar nga Putin.

Në një sondazh tjetër të lëshuar këtë javë, Levada Center tha se gati gjysma e rusëve miratojnë protestat kundër Kremlinit në Khabarovsk. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Kalo në kategori