LAJMI I FUNDIT:

“Dorëheqje, hajdut!”: Protesta masive kundër Vladimir Putinit në Rusi

“Dorëheqje, hajdut!”: Protesta masive kundër Vladimir Putinit në Rusi

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugët e Khabarovskut, në lindje të Rusisë, për tretën ditë me radhë që nga arrestimi i “guvernatorit të popullit” dhe emërimin e një njeriu që nuk ka jetuar kurrë në atë zonë.

Testi më i madh i demokracisë në Rusi në vitet e fundit ka filluar në 11 korrik, dy ditë pasi guvernatori, Sergei Furgal, u transferua në një burg në Moskë me akuzën e përfshirjes në dy vrasje, të cilat supozohet se kanë ndodhur 15 vjet më parë, raporton NBC News.


Qytetarët besojnë se aktakuzat janë të motivuara politikisht, që prej ditësh kanë dalë në rrugë në një numër të madh çdo ditë.

Sipas zyrtarëve të Khabarovsk, një qytet me rreth 600 mijë banorë, në protestën e sotme ishin 6.500 persona ndërsa mediat raportojnë për 90000 protestues, transmeton Telegrafi.

Protestuesit mbanin flamuj të rajonit të tyre dhe pankarta kundër presidentit, Vladimir Putin, ndërsa drejtuesit e veturave i përshëndetën me sirena. Ata u mblodhën para selisë së autoriteteve rajonale, duke bërtitur “Liri!”, “Putin, jep dorëheqje!” dhe “Putin hajduti!”.

Protestuesit pyesin se pse gjykatës iu deshën 15 vjet për të ngritur një aktakuzë dhe kërkojnë që gjykimi i ish-guvernatorit të mbahej në Khabarovsk, së bashku me dëshmitarët. Policët nuk ndërhynë në protestën, megjithëse, ndalimi i tubimeve është në fuqi për shkak të coronavirus.

Në vitin 2018, Furgal mundi papritur kandidatin e Kremlinit dhe fitorja u pa si rezultat i rezistencës ndaj politikës së Putinit dhe partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”.

Gjatë qëndrimit të tij, ai fitoi reputacionin e “guvernatorit të popullit”, duke ulur pagën e tij, shitjen e një jahti të shtrenjtë të blerë nga administrata e mëparshme dhe ka ofruar subvencione të reja për popullatën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Botë
Dy zyrtarë të vrarë, i burgosuri 'në arrati' – detaje dhe pamje të sulmit ndaj një autokolone të burgut në Francë

Dy zyrtarë të vrarë, i burgosuri 'në arrati' – detaje dhe pamje të sulmit ndaj një autokolone të burgut në Francë

Evropa
Ky është plani ambicioz i Koresë së Jugut “për të shpëtuar popullsinë e saj”

Ky është plani ambicioz i Koresë së Jugut “për të shpëtuar popullsinë e saj”

Azia

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Botë
Kalo në kategori