LAJMI I FUNDIT:

Autoportreti i Rembrandtit, sot në ankand

Autoportreti i Rembrandtit, sot në ankand

Një prej autoportreteve të Rembrandtit, i ruajtur nga një dashamirës arti, u vu sot në shitje nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” për 12-16 milionë sterlina (13-18 milionë euro).

Tabloja, me përmasa 15 me 20 centimetra, nënshkruar nga mjeshtri flaman dhe që daton që prej vitit 1632, e tregon atë në moshën 26-vjeçare, i veshur me të zeza, me një kapelë dhe një jakë të madhe prej dantelle të bardhë.

Autenticiteti i tablosë u vërtetua vetëm në vitin 1996, pas një analize që tregonte se ajo ishte realizuar në të njëjtin dru lisi si te portreti i bërë nga Rembrandti i mikut të tij, Maurits Huygens.


Sipas George Gordonit nga ”Sotheby’s”, veshja zyrtare, e pazakontë në mesin e dhjetëra portreteve të artistit, sugjeron se ai mund të ketë dashur të tregojë veten në ditën e tij më të mirë, ndërkohë që po përpiqej të pëlqehej nga muza dhe bashkëshortja e tij, Saskia van Uylenburgh, me qëllim për të bindur prindërit e saj se ai ishte i duhuri.

Realizuar vetëm pasi u transferua në Amsterdam, tabloja ka mundur të shërbejë gjithashtu si kartëvizitë dhe për t’u treguar klientëve të mundshëm situatën e lulëzimit të piktorit.

Në trend Kultura

Më shumë
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Analiza
RËRË

RËRË

Poezi
ESTABLISHMENTI

ESTABLISHMENTI

Poezi
Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Kulture
Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Piktura
Kalo në kategori