LAJMI I FUNDIT:

Haxhihamza largohet nga Gjilani

Haxhihamza largohet nga Gjilani
(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Portieri Kenan Haxhihamza nuk është më pjesë e klubit të Gjilanit, kështu është bërë e ditur përmes një njoftimin në faqen zyrtare në Facebook.

Nënkampioni i Kosovës e ka falënderuar gardianin për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e skuadrës që nga viti 2017.

“SC Gjilani njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin nga Rahoveci, Kenan Haxhihamza ”.


“Gardiani rahovecas, i cili skuadrës së Gjilanit iu bashkua në vitin 2017, ku edhe u zhvillua si portier te skuadra e Gjilanit, nga sot më nuk do t’i mbrojë ngjyrat e skuadrës sonë.

“Klubi e falënderon Haxhihamzën për kontributin e tij sa ishte pjesë e skuadrës sonë, ku u cilësua si punëtor mjaft i madh dhe i dëshiron suksese në vazhdimin e karrierës e tij”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/