LAJMI I FUNDIT:

Kadriaj akuzon deputetët e LVV-së: Me fyerje po e pamundësojnë mbajtjen e mbledhjeve në Komision

Kadriaj akuzon deputetët e LVV-së: Me fyerje po e pamundësojnë mbajtjen e mbledhjeve në Komision

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadriaj, ka hedhur akuza të rënda mbi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që janë pjesë e komisionit ku ajo është kryetare.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se deputetët e LVV-së, Fitore Pacolli dhe Gazmend Gjyshinca kanë pamundësuar mbajtjen e mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku do të raportonte ministrja, Meliza Haradinaj Stublla.


Në këto kushte ajo tha që është e pamundur të mbahet mbledhja e ardhshme e rregullt, e planifikuar për nesër.

“Pas fyerjes që i bëri deputeti Gjyshinca nënkryetarit të Kuvendit dhe deputetëve të tjerë jemi detyruar që ta ndërpresim mbledhjen. Ne e kemi pasur të planifikuar edhe një mbledhje tjetër nesër, ndërkaq na duhet ta anulojmë, pasi me një atmosferë të tillë, me pamundësinë që me mbajte mbledhjen në kushte të tilla, nga dy deputetët e Vetëvendosjes, sepse në këto kushte dhe rrethana nuk mundesh me mbajt”, tha Kadriaj.

Madje, Kadriaj tha se ata edhe i kanë fyer deputetët të cilën kanë përvojë më të madhe në diplomaci.

“Me procedura të rregullta ka qenë kërkesë që të raportoj ministra për Punë të Jashtme dhe të Diasporës. Por, në vazhdimësi mbledhja e Komisionit është penguar nga Fitore Pacolli. Është një rend që duhet të flasin të gjithë deputetët, dhe jo të uzurpohet koha nga vetëm një deputete, ndërsa ajo megjithëse foli plotë 10 minuta dhe në e dëgjuam, fjala është dashur të shpërndahet te deputetët e tjerë, por ajo gjatë gjithë kohës e ka penguar edhe raportimin e ministres dhe nuk është ndalur për asnjë moment fjalën, gjë që e ka penguar edhe ministren të raportoj por edhe mbarëvajtjen e një takimi të tillë”, tha Kadriaj pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Përplasen Pacolli dhe Haradinaj-Stublla për kthimin e ambasadorëve, ministrja thotë se secili diplomat ka lidhje familjare me parti politike
Lexo po ashtu Përplasen Pacolli dhe Haradinaj-Stublla për kthimin e ambasadorëve, ministrja thotë se secili diplomat ka lidhje familjare me parti politike

Ajo tha se gjatë gjithë kohës kur do të duhej të mbahej mbledhja deputetët e LVV-së, i kanë ndërhyrë ministres në raportim dhe anëtarëve të tjerë të komisionit.

“Asnjëherë në historinë parlamentare nuk ka ndodhur që të ketë deputet të tillë që pengojnë mbledhjet e komisionit, apo edhe të seancave, sepse kjo nuk po ndodh për herë të parë, sepse na kanë pamundësuar edhe në seanca të tjera, duke fyer deputetët e tjerë mirëpo kjo nuk është e etike. Mirëpo kjo është fytyra e vërtetë e deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët mundohen gjithçka ta ndalojnë edhe raportimin sepse ata duan. Nuk mundem ta konceptoj një sjellje të tillë ku fyhen deputetët, nuk është hera e parë që janë fyer deputetët. Na kanë pamundësuar me mbajte mbledhje të rregullta të Kuvendit dhe të komisionit dhe raportimet. Në këtë frymë t’i mundesh vetëm t’i anulosh këto takime, sepse asnjë deputet nuk pranon të fyhet nga deputeti tjetër. Aq më pak deputetët e ri në moshë të fyejnë deputetët e një kalibri të tillë që kanë përvojë të madhe të punës është e papranueshme”, tha Kadriaj.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë tha se deputetët e LVV-së gjatë këtij takimi nuk e kanë respektuar as distancën mes njëri-tjetrit ashtu siç është rekomanduar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori