Një video ku paraqitej një grup mjekësh që bënin pretendime të rreme dhe të dyshimta në lidhje me coronavirusin u hoq nga Facebook, Twitter dhe YouTube pasi shkoi viral në internet të hënën.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, videoja, e publikuar nga media e krahut të djathtë “Breitbart News”, shfaqte një grup njerëzish të veshur me të bardha laboratori duke e quajtur veten “America’s Frontline Doctors” që po zhvillonte një konferencë shtypi përpara Gjykatës Supreme të SHBA-së në Uashington, DC.
Madje, po sipas CNN, edhe presidenti amerikan, Donald Trump ndau versione të shumta të videos me 84 milionë ndjekësit e tij në Twitter të hënën mbrëma, përkundër pretendimeve të dyshimta që kundërshtojnë ekspertët e vetë administratës së tij të shëndetit publik.
Zëdhënësit për Shtëpinë e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment, shkruan më tej CNN.
Gjatë konferencës për shtyp, një folës i cili e identifikon veten si mjek bën një numër pretendimesh të dyshimta, duke përfshirë që “nuk ju duhen maska” për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, dhe se studimet e fundit që tregojnë hydroxychloroquine është joefektive për trajtimin e COVID-19 janë “shkencë e rreme” e sponsorizuar nga “kompani të rreme farmaceutike”.
“Ky virus ka një kurë, quhet hydroxychloroquine, zink dhe Zithromax”, pretendon një grua. “Ju nuk keni nevojë për maska, ka një kurë”.
Siç shkruan mediumi amerikan CNN, pretendimet bien ndesh me studime të shumta mbi ilaçin kundër malarias dhe këshillat e zyrtarëve të shëndetit publik për të parandaluar përhapjen e virusit.
Videoja shpejt u bë virale në Facebook, duke u bërë një nga postimet me performancat më të larta në platformë me më shumë se 14 milionë shikime para se të largohej të hënën në mbrëmje për promovimin e dezinformatave.
Ajo madje u shpërnda afro 600,000 herë, sipas Crowdtangle, një firmë analitike e të dhënave në pronësi të Facebook.
Gjithashtu, shkruan CNN, edhe Twitter ka punuar për të fshirë videon vonë të hënën në mbrëmje pasi Trump ndau versionet e videos që grumbulluan qindra mijëra shikime.
Veç këtyre, videoja u hoq gjithashtu nga YouTube, ku ishte parë më shumë se 40,000 herë.
Përdoruesit që po përpiqeshin të hynin në video të hënën vonë u ‘përshëndetën’ me një mesazh që thoshte se ishte hequr për “shkelje të Udhëzimeve të Komunitetit të YouTube”.
Ndryshe, deri të hënën, virusi ka shkaktuar gati 150,000 vdekje në SHBA, sipas Universitetit Johns Hopkins, dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë një shkak kryesor i vdekjeve në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë