LAJMI I FUNDIT:

Ish-lojtari i Ballkanit ndërron jetë nga COVID-19

Ish-lojtari i Ballkanit ndërron jetë nga COVID-19

Ballkani ka konfirmuar se ish-lojtari i tyre, Skënder Kuqi ka ndërruar jetë nga coronavirus.

Me një postim në llogarinë e tyre në Facebook, klubi nga Theranda i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Skënder Kuqi kishte rezultuar me Covid-19 më 24 korrik të këtij viti dhe ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.


https://www.facebook.com/fcballkani/photos/a.1872570076314035/2678033899100978/?type=3

Në raportin e përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë u bë e ditur se tetë persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19, e në mesin e tyre ishte edhe Kuqi.

“E nderuara familje Kuqi! Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish futbollistit të FC Ballkani, z. Skender Kuqi”.

“Skender Kuqi, do të përkujtohet përherë me respekt nga qytetarët e Suharekës për kontributin e tij ndër vite në lëmin e sportit”.

“Në emër të klubit, ju lutem pranoni ngushëllimet për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. /Telegrafi/