Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se vendi ndodhet buzë kolapsit me pandeminë COVID-19 dhe sipas tij nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të jetë një situatë kur spitalet nuk do të kenë kapacitete për të përballuar fluksin e të sëmurëve dhe nuk do të ketë oksigjen dhe aparate respiratore të mjaftueshme për pacientët e shtrirë në spitale.
Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se interesat politike partiake dhe grupore po vazhdojnë të dominojnë mbi ato të qytetarëve dhe të pacientëve.
Lexoni të plotë postimin e deputetit të PDK-së:
“Alarmante, jemi buzë kolapsit me pandeminë COVID-19 !
7137 raste pozitive, 177 raste të vdekjes, 8 raste të vdekjes ne 24 orët e fundit , 3874 të shëruar dhe 3086 raste aktive.
Situata mund të bëhet e papërballueshme.
Nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të vijmë në situatë kur spitalet tona nuk do të kenë kapacitete për të përballuar fluksin e të sëmurëve dhe nuk do të ketë oksigjen dhe aparate respiratore të mjaftueshme për pacientët e shtrirë në spitale.
Me nga 20 raste në ditë me COVID-19 kemi qëndruar mbyllur dy muaj e gjysmë në shtëpi, tani me më shumë se 200 raste në ditë jo që nuk ka mbyllje, por edhe po neglizhohet dhe me joseriozitet po trajtohet pandemia COVID-19.
Qytetarë të nderuar, ju bëj apel që të jeni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm karshi situatës në të cilën ndodhemi, mbani maska, mos u përshëndetni dorë për dore, mbani distancë, mbani higjienën personale, dezinfektoni hapësirën ku jetoni dhe punoni.
Situata me pandeminë është buzë kolapsit.
Qeveritë e mashtrimit të 6 Tetorit, janë shndërruar në qeveri të zhgënjimit për shkak të paaftësisë që janë duke e treguar në menaxhim të situatës me pandeminë.
Interesat politike partiake dhe grupore po vazhdojnë të dominojnë mbi ato të qytetarëve dhe të pacientëve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos