Ibrahimovic ‘sulmon’ kritikët: Mendoni se kam mbaruar, por nuk më njihni – unë thjeshtë po nxehem
Zlatan Ibrahimovic ka sugjeruar që ai mund të qëndrojë te Milani për një sezon tjetër, duke u thënë kritikëve se ai thjeshtë ‘po nxehet’.
Kontrata e Ibrahimovicit me Milanin skadon në fund të sezonit dhe ai pritej të kalonte në ekipin suedez Hammarby, meqenëse ai zotëron thuajse gjysmën e pronësisë së klubit.
Sidoqoftë, 38-vjeçari ka shijuar një ringjallje pasi Serie A filloi përsëri me katër gola dhe tre asistime, duke lënë shenjë se kuqezinjtë mund t’ia vazhdojnë qëndrimin edhe një vit sikurse trajnerit Stefano Pioli.
Mes spekulimeve për të ardhmen e tij në futboll, Zlatan postoi një video të vetes në mënyrë të çuditshme duke pyetur ata që ‘mendojnë se jam bërë, se karriera ime së shpejti do të marrë fund’.
“Shumë nga ju mendoni se unë kam mbaruar, se karriera ime së shpejti do të përfundojë? Ti nuk më njeh mua”, janë fjalët e para të videos së Ibrahimovicit.
“Gjatë gjithë jetës time duhej të luftoja. Askush nuk besonte në mua, kështu që unë duhej të besoja në veten time”.
“Disa njerëz donin të më shkelnin, por ata vetëm më bënë më të fortë. Të tjerët donin të më shfrytëzonin, ata vetëm më bënë më të zgjuar”.
“Por tani ju mendoni se jam bërë? Për të gjithë ju, kam vetëm një gjë për të thënë. Nuk jam si ju sepse nuk jam ju”.
“Unë jam Zlatan Ibrahimovic dhe thjesht po nxehem”, përfundon suedezi. /Telegrafi/
I'm just warming up pic.twitter.com/7GLlrCIG4a
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) July 25, 2020
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare