LAJMI I FUNDIT:

Gazidis: Shpresoj që Maldini dhe Donnarumma të qëndrojnë, për Ibrahimovicin vendosim së shpejti

Gazidis: Shpresoj që Maldini dhe Donnarumma të qëndrojnë, për Ibrahimovicin vendosim së shpejti

Ivan Gazidis shpreson që Paolo Maldini dhe Gianluigi Donnarumma të qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe shprehet se Milani do të marrë shpejt një vendim mbi Zlatan Ibrahimovic.

Kontrata e Ibrahimovicit skadon në fund të sezonit dhe sulmuesi ka qenë kritik ndaj Gazidis kohëve të fundit, edhe pse kjo ishte para se trajnerit Stefano Pioli t’i jepej një kontratë e re.


“Unë nuk preferoj të flas për lojtar individual, sepse ka situata të ndryshme si ai”, ka thënë fillimisht drejtori i Milanit për Corriere dello Sport.

“Ne nuk kemi shumë kohë në mes të këtij sezoni dhe sezonit të ardhshëm, kështu që do të jetë e nevojshme të mendojmë dhe të marrim një vendim shpejt”.

Ibrahimovic shpërthen ndaj Gazidis dhe paralajmëron largimin nga Milani: Nuk jam lojtar për Ligën e Evropës – Ragnick? Kush është ky
Lexo po ashtu Ibrahimovic shpërthen ndaj Gazidis dhe paralajmëron largimin nga Milani: Nuk jam lojtar për Ligën e Evropës – Ragnick? Kush është ky

Ish-drejtori i Arsenalit konfirmoi se po kërkonte që Maldini të qëndronte, me sa duket si drejtor teknik, ndërsa mendimin e njëjtë e ka edhe për Donnarumman.

“Paolo ka edhe dy vjet në kontratën e tij dhe shpresoj se ai do të qëndrojë me ne edhe më gjatë se kaq”.

“Ne kemi nevojë për të ndërtuar skuadrën me përzierjen e duhur të lojtarëve të rinj të talentuar dhe drejtuesit me përvojë”.

Milani i ofron kontratë të re Donnarummas
Lexo po ashtu Milani i ofron kontratë të re Donnarummas

“Në aspektin e zemrës dhe ndjenjës, Donnarumma përfaqëson sintezën e përsosur të lojtarëve që duam në klub: ai është i ri, por tashmë me përvojë, ai është i talentuar dhe e do Milanin”.

“Ne do të duhet të merremi me ligjet e tregut të transferimeve, por e dimë se sa e fortë është lidhja e tij me klubin dhe shpresojmë të qëndrojmë së bashku për një kohë të gjatë”, përfundoi Gazidis. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori