Tragjedi në Poterq të Klinës -vëllai i vë flakën krevatit të motrës dhe godet nënën me mjet të fortë, vajza humb jetën në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Poterq të Klinës, ku një person me probleme të shëndetit mendor dyshohet se ka sulmuar familjarët e tij, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Sipas njoftimit të Policisë, më 6 shtator 2026, Stacioni Policor në Klinë është informuar për një incident në fshatin Poterq-Klinë.
I dyshuari fillimisht dyshohet se i ka vënë flakën krevatit në të cilin ndodhej motra e tij, ndërsa më pas, në një dhomë tjetër, ka sulmuar nënën e tij me një mjet të fortë.
Si pasojë e sulmit, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
“Stacioni Policor në Klinë, me datën 06.09.2026, ёshtё njoftuar se nё fshatin Poterq-Klinё, njё person me probleme tё shëndetit mendor, fillimisht i ka vёnё flakёn krevatit nё tё cilin qëndronte motra e tij, e mё pas nё dhomёn tjetёr e ka sulmuar me mjet tё fortё nёnёn e tij, tё cilavё ju ka shkatuar lëndime tё rёnda trupore. Policia menjёherё ka dalё nё vendin e ngjarjes, ёshtё arrestuar i dyshuari, ndёrsa viktimat fillimisht janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve, janё dёrguar nё QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.
Tutje siç thuhet në njoftim sot me datё 07.09.2026, Policia ёshtё njoftuar se vajza e cila kishte lëndime nga zjarri, nuk ka mundur tu mbijetoj plagёve dhe ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Personit tё dyshuar me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё shqiptuar masa e ndalimit prej 48- orёsh, mirpo pёr shkak tё gjendjёs sё tij tё rёnduar psiqike, ёshtё vendosur nё spitalin rajonal nё Pejё, nё repartin e prikiatrisё nё përkujdesje tё personelit mjekёsor, nёn mbikëqyrjen e zyratarёve Policor. /Telegrafi/



































