LAJMI I FUNDIT:

Reagon ATK: Posta e Kosovës është paralajmëruar në mars për bllokim të llogarive bankare

Reagon ATK: Posta e Kosovës është paralajmëruar në mars për bllokim të llogarive bankare

Administrata Tatimore e Kosovës ka reaguar në lidhje me komunikatën e publikuar nga Posta e Kosovës, ku thuhet se u janë bllokuar llogaritë bankare pa paralajmërim.

ATK në lidhje me këtë komunikatë ka thënë se “Posta e Kosovës, me datë 10 mars përmes shkresës zyrtare është paralajmëruar për masat e sforcuara (bllokimi i llogarive bankare) që do të ndërmerren në rast të mos pagesës së borxhit brenda 10 ditëve.

ATK-ja ​bllokon xhirollogaritë e Postës së Kosovës
Lexo po ashtu ATK-ja ​bllokon xhirollogaritë e Postës së Kosovës

Meqë pas kësaj date u morën masa për shkak të hyrjes në fazën e pandemisë, ashtu siç ka ndodhur edhe me tatimpaguesit e tjerë ka pasur tolerancë edhe ndaj Postës së Kosovës.


“Pastaj, pas kësaj date meqenëse hymë në periudhën e pandemisë COVID 19, zyrtarët tatimor sikurse edhe ndaj të gjithë tatimpaguesve tjerë edhe ndaj PK ka lejuar tolerancë në zbatim të masave të sforcuara, deri në kohën e lirimit të masave nga Qeveria e Kosovës për lëvizje dhe zhvillim të aktiviteteve ekonomike. Gjatë kësaj jave zyrtarët e ATK-së në takime zyrtare e kanë ri-njoftuar PK për pagesë të borxhit dhe për masat që do të ndërmerren në rast të mos pagesës së obligimit.  Andaj, si institucion kërkojmë nga PK që të jetë korrekte dhe transparente në atë që deklaron rreth rastit në fjalë, si dhe të kërkojë falje publike për informata e pa vërteta të dhëna për mediat”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për medie.

ATK po ashtu njofton se qysh në vitin e kaluar ka reformuar komplet mbledhjet e detyrueshme, të cilës tani më u janë shtuar mekanizma në inkasimin borxheve tatimore.

Ky ri-organizim është bërë në një qendër të vetme në Prishtinë, në kuadër të së cilës do të funksionojnë katër divizione, ku secili divizion do të jetë përgjegjës vetëm për një fazë të caktuar të trajtimit të borxheve.

“Qëllimi i këtij reformimi është inicuar duke pas parasysh nivelin e lartë të borxheve të krijuara nga tatimpaguesit, ku përmes projektit të Konsolidimit të Mbledhjes së Borxheve, ATK do të siguroj procedura dhe qasje të re, në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve. Në fund të këtij reagimi publik, ATK konkretisht menaxhmenti i lartë, inkurajon gjithë tatimpaguesit e vendit që t’i respektojnë afatet ligjore për pagesën e borxheve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i ndërmarrjes së masave të sforcuara nga  Mbledhja e Detyrueshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/